Në librin e tij “Lajmet e të mençurve” Ibn Xheuziu citon një thënie nga Ibn Abasi si vijon: “Kur Allahu e krijoi mendjen i tha: ‘Percepto!’ Ajo perceptoi. Pastaj i tha: ‘Pasha Madhërinë dhe Krenarinë Time nuk kam krijuar kurrë më të mirë se ty. Me ty jap, me ty marrë dhe me ty qortoj.” Ndërsa Kurani disa herë pyeti: “Ç’keni që nuk logjikoni?” (Kuran, 37;182) Në librin e tij “Çelësi i portës së Xhenetit” Ibn Kajjim el-Xheuziu përmendën konstatime të dijetarëve të hershëm mendimtarë, të cilët thoshin: “Një orë përsiatje është më e vlefshme se 60 vjet adhurim.” Në lidhje me këtë Se’id Ibn Xhubejr r.a. raporton se Ibn Abasi r.a. ka thënë: “Një orë përsiatje / mendim të thellë është më i mirë se adhurimi i tërë natës.” Kurani si fillim lidhjen me tokën e nisi duke e ngacmuar logjikën. Duke i bërë thirrje asaj me urdhërin “Lexo!” (Kuran, 1;96) Poashtu edhe ca myslimanë të mëdhenj e të devotshëm thonin: “Përsiatja e thellë është dritë nga Allahu me anë të së cilës ai e orienton të zotin e saj te e Vërteta.” Përsëri Kurani më vonë pyeti: “Përse ata nuk përsiatin në vetvetet e tyre?” (Kuran, 8;30) Sokrati thonte: “Nëse mysafirët e mi janë të mençurit, tryeza ime nuk mjafton për ta. E nëse ata janë injorantët, ajo është e tepërt për ta.” Kurse Dekarti thonte: “Unë logjikoj unë ekzistoj.” Allahu i Lartmadhërishëm përveç fjalës fikr / logjikë, përmendi në Kuranin fisnik nivelin akoma më të thellë të logjikimit. Atë “tedebur / kontemplim”. Që e kalon nivelin el-fikr / logjikimin e rëndomtë-normal.
Agron Islami