Të kërkosh dashuri nga dikush që s’din se ç’është ajo!
E si mund ta kërkosh përgjigjen e dashurisë nga ai njeri i cili asnjëher nuk e mori dot për veten e tij! Nga ai i cili u lind dhe u rrit me një pyetje të cilës asnjëherë nuk ia diti përgjigjen e vërtetë siç duhej! Vallë pse i kërkon me çdo kusht që të blesh diçka nga ai i cili ska as çfarë të të shes! E si mund të kërkosh diçka e cila nuk ka mundësi të të ofrohet!? Dashuria as nuk blihet e as nuk shitet; por fara i mbillet qysh herët dhe më vonë korret fruti i saj, dhe kur ke me bollek nga frutet, edhe mund të dhurosh aq sa të duash dhe kujt ti të duash. Por kur je i varfër, e të mungon dhe ty, s’ke për të dhënë asgjë kur të kërkohet,do të akuzohesh nga të tjerët, dhe thjesht do të vazhdosh të vuash, sepse ata duan që ta përmbushin vetën e tyre por jo dhe të të kuptojnë ty dhe hallin tënd!
Yll Avdijaj