Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Përvojë pozitive

$
0
0

Njëzet vite më parë, kam mësuar diçka shumë të rëndësishme lidhur me suksesin.

Mësimi që kam marrë është se suksesi nuk ka të bëjë me sasinë, aq sa ka të bëjë me vijueshmërinë.

Suksesi nuk ka të bëjë me përpjekjet, mundin dhe objektivin përfundimtar, aq sa ka të bëjë me adaptimin dhe fokusimin tek një punë e lehtë, por që nuk i shqitemi gjatë gjithë jetës.

Vendosa t’ia bëj vetes ves dhe zakon një vepër të përditshme, pa u fokusuar fort tek vetë suksesi.

Prandaj:

Mos e lodh shumë mendjen për të pasur një trup elegant, por respektoje çdo ditë një gjysmë ore për tu marrë me sport.

Mos e lodh mendjen që të perfeksionosh anglishten, kinezen apo spanjollen, por çdo ditë mëso nga pesë fjalë të reja.

Mos e lodh mendjen si të mësosh Kuranin përmendësh, por çdo ditë mëso nga një gjysmë faqe.

Mos e lodh trurin dhe trupin me dieta, si të humbash 30 kg për dy muaj etj…, por respekto një regjim ushqyes të shëndetshëm dhe ndiqe atë gjatë gjithë jetës.

Thënë shkurt, jeta kalon shumë shpejt dhe duke vijuar një punë sado të vogël, do të surprizohesh që pas një viti, apo dy, jo vetëm që e ke përmbushur objektivin tënd, por i ke tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Kjo do të të surprizojë ty në radhë të parë, para se të surprizojë çdo person tjetër.

Le të supozojmë se ke marrë vendim që një orë në ditë, do e caktosh për të bërë tre gjëra themeltare:

Një çerek ore për të mësuar Kuran.

Një gjysmë ore për tu marrë me sport, apo për të ecur në natyrë.

Një çerek ore për të mësuar pesë fjalë në anglisht, apo çfarëdo gjuhe tjetër.

Pas disa vitesh, të cilët kalojnë sa hap e mbyll sytë, do të befasohesh se ti ke mësuar gjithë Kuranin përmendësh, ke formuar një trup prej sportisti dhe flet një gjuhë të huaj.

E gjitha kjo, vetëm duke specifikuar një orë nga 24 orë.

Thënë shkurt, arritjet dhe suksesi nuk kërkojnë mendim dhe inteligjencë sipas qëllimit përfundimtar, por respektim të një zakoni të përditshëm në mënyrë të suksesshme, i cili në fund do të të çojë tek një rezultat madhor, i cili i tejkalon pritshmëritë e tua.

Mos dëshironi t’ua përmbledh dhe më shumë këtë që thashë?

“Puna më e dashur tek Zoti, është ajo që ka vijueshmëri, edhe pse është e pakët.” Profeti Muhamed a.s.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650