Duke i kërkuar mbrojtje Allahut prej shejtanit. Allahu i Lartësuar thotë: “E nëse të ngacmon ndonjë cytje prej shejtanit kërko mbrojtje nga Allahu, vërtetë Ai është Dëgjues, i Ditur”.
Transmetohet në sahihun e Buhariut nga hadithi i Sulejman ibn Sard se ka thënë: “Isha i ulur me të dërguarin e Allahut -salallahu alejhi ue selem- dhe dy persona po bënin fjalë mes tyre, njërit prej tyre u ishte skuqur fytyra dhe i ishin fryrë damarët. I dërguari i Allahut -salallahu alejhi ue selem- tha: “Unë di një fjalë, të cilën nëse nëse ai e thotë atëherë do t’i kalojë ajo gjendje që ai ka, nëse ai thotë: I kërkoj mbrojtje Allahut nga shejtani i mallkuar do t’i kalojë atij gjendja në të cilën ai është”. Transmeton imam Buhariu dhe Muslimi.