Të thuash duanë: ‘La ilahe il-la Allahu, uahdehu la sherikelehu, lehu ma fi semauati ue ma fil erd, ue huue ala kuli shejin kadir‘ (Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e pa shok, Atij i takon çka ka në qiell dhe në tokë, Atij i takon lavdërimi, vërtetë Ai është i plotfuqishëm për gjithçka).
Transmetohet në dy sahihet nga hadithi i Sumejit shërbëtori i Ebu Bekrit nga Ebi Salih nga Ebi Hurejra se i Dërguari i Allahut (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Ai i cili thotë: ‘La ilahe il-la Allahu, uahdehu la sherikelehu, lehu ma fi semavati ue ma file rd, ue huve ala kuli shejin kadir‘ (Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e pa shok, Atij i takon çka ka në qiell dhe në tokë, Atij i takon lavdërimi, vërtetë Ai është i plotfuqishëm për gjithçka) gjatë ditës njëqind herë i shkruhet atij sikur ka liruar dhjetë robër, dhe i shkruhen atij njëqind të mira, dhe i fshihen njëqind gjynahe, ruhet nga shejtani atë ditë deri sa të ngryset, si dhe nuk vjen ndokush me diçka më të mirë se ai ditën e gjykimit përveç dikujt që ka bërë më shumë se ai“.
Transmeton imam Buhariu dhe imam Muslimi, kjo është ruajtja që ka dobi shumë të madhe, si dhe përfitim të vlefshëm, është e lehtë dhe e thjeshtë për atë që Allahu ia lehtëson atij.