“All-llahu im, Ty të takon falënderimi, ngase Ti je drita e qiejve dhe tokës dhe çfare ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je mbikëqyrës i qiejve dhe tokës dhe çfare ka në to; Ty të takon falënderimi ngase Ti je e Vërteta; Premtimi Yt është i vërtetë, Thënia Jote është e vërtetë, takimi me Ty është i vërtetë, Xhenneti është i vërtetë, Xhehennemi është i vërtetë, Kijameti është i vërtetë, pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhammedi (salAllahu alejhi we selem) është i vërtetë. All-llahu im, Ty të dorëzohem, vetëm në Ty mbështetem, Ty të besoj, Ty të pendohem, për Ty armiqësoj dhe Ti je gjykatësi im, m’i fal mëkatet që i kam bërë dhe që do t’i bëj, që i kam fshehur dhe që i kam bërë publikisht. Ti e përparon këdo dhe Ti e vonon këdo, nuk ka Zot tjetër përveç Teje”.
Transmeton Buhariu.