Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

A ke mësysh?

$
0
0
mesysh
A ke mësysh?
Lexo më poshtë.
Mësyshi është një sëmundje, një problem me rrënjë metafizike (shpirtërore) e cila burimin e vetëm e ka tek sytë e krijesave të Zotit të Lartësuar. Realizohet si pasojë e lakmisë dhe xhelozisë. Dhe njeriu i cili goditet me mësysh apo smirë tek ai shfaqen disa shenja, të cilat me shumë sukses mund të kalojn dhe mund të dëmtojnë anën psikologjike, shpirtërore po edhe fizike të tij. Sot po t’i thuash ndokujt që ”ndoshta ke mësysh apo kanë derdhur njerëzit xhelozin mbi ty” ai menjëherë ta kthen me “Ou, unë s’jam i vogël të marrë mësysh”! Por jo, mësyshi nuk njeh moshë, i madh apo i vogël, ai njeh vetëm mirësi. Ku ka mirësi ai godet dhe shkakton dëm.
Këtu më poshtë do t’i përmendim disa shenja nëpërmjet të cilave ne mund ta njohim personin i cili është i goditur me mësysh. Këto shenja i kanë përmendur mjekët, kuruesit të cilët merren me trajtimin e sëmundjeve shpirtërore (mjekimit me Kur’an dhe Sunnet) e një ndër to Profesor Khalid El-Hibshi nga Medineja e bekuar.

1. Lodhje, këputje, rëndesë në shpatulla.
2. Hapje të gojës, në vazhdimësi dhe dëshira e madhe për të fjetur, edhepse ka fjetur mjaftueshëm.
3. Gugësima të shpeshtuara.
4. Rënie të flokëve, sidomos tek gratë.
5. Shikimi në ëndërr sy. Apo njerëz duke e drejtuar kah personi shikimin.
6. Shfaqje e shenjave në trup të cilat kanë formën e syrit.
7. Probleme me lukth. Ndërkaq rezultatet nga mjekët specialist dalin në rregull.
8. Rrahje të shpejt të zemrës. Pa arsye.
9. Frikë, shqetesime në gjoks. Pa asnjë arsye.
10. Vesvese-obsesione të ndryshme të cilat buburojn në mendje. Shkojn duke u shtuar dhe kohe pas kohe ato vetëm ndërrohen. Por kjo u ndodhe njerëzve të mençur.
11. Dëshirë për të qarë. Ndjenjë të mërzisë dhe stresit. Ndërkaq, testet psikologjike dalin krejt në rregull.
11. Ndryshim prej në gjendje në një gjendje tjetër. P.sh. puna, biznesi siç është duke ecur bukur dhe mirë me plot bereqet, përnjëherë në mënyrë të habitshme stopohet.
12. Të qarat e fëmijës me orë – pa shkak.
13. Tek nxënësit, studentët, siç është duke i ecur shkolla mirë, me plot vullnet ndaj mësimit, menjëherë plogështohet, ndien lodhje, kur afrohet afër librave i vjen gjumë, i paraqiten probleme psikologjike, vesvese etj. Pra ndryshon nga mirë-keq.
14. Kur dëgjon Kur’an i vjen gjumë, i shtohen gugësimet, i hapet goja, i kruhet trupi, i djegin sytë, i pikojn lot prej syve, i rëndohen shpatullat, ka dëshirë të qajë, i shtohen të rrahurat e zemrës etj.

Cfarë tha Muhammedi s.a.v.s. për mësyshin?
Ai tha: “Kërkoni mbrojtje tek All-llahu nga rreziku i mësyshit sepse ai është i vërtet, e shemb një mal të tërë”! Allahu na ruajttë!

Përgatiti: Agron Islami

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>