Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Më mirë të parapengosh se sa të shërosh 

$
0
0

Më mirë të parapengosh se sa të shërosh 

 

Të gjitha ato që kanë ardhur nga mjekësia bashkëkohore: injeksionet (vaksinat, serumet), antitrupat që veprojnë kundër shkaktarëve të sëmundjes, etj., të gjitha janë mjete moderne për veprim preventiv kundër sëmundjes para se të sëmurit t’i nevojitet ilaçi i vërtet. Pejgamberi s.a.v.s. ka vendosur themelet e përgjithshme të preventivës që mund t’i quajmë “rregullat e arta të mjekësisë”, kur në lidhje me kolerën ka thënë:

“Nëse dëgjoni se ka në një vend, mos shkoni aty, por nëse paraqitet në një vend dhe ju qëlloni aty, mos u largohuni.” (Tirmidhiu)

Nga teksti i haditheve fisnike është e qartë në çfarë mase Pejgamberi s.a.v.s. na nxit që t’i përmbahemi urdhrit themelor mjekësor se më mirë është të parapengosh sesa të shërosh, në veçanti kur kemi të bëjmë me llojet e sëmundjeve epidemiologjike, siç është kolera, etj.

Sa i përket mjekësisë bashkëkohore, shohim që ajo ndalon që të përzihen ata që janë të sëmurë nga një sëmundje infektive dhe ata që tek të cilët mund të transmetohet (të shëndoshët). I vendosin në përkujdesje të veçantë (karantinë) për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të sëmundjes.

Shiko, vëlla lexues, sa largpamës ka qenë Pejgamberi s.a.v.s. dhe krahaso atë që ai ka vepruar para më shumë se katërmbëdhjetë shekujve dhe si veprohet sot.

Shohim që Pejgamberi s.a.v.s. në thëniet e tij fisnike në pikëpamje të mjekësisë ka dhënë lajmërime që kanë qenë të dobishme në kohën kur nuk ka qenë i njohur shkaku i sëmundjeve të caktuara, mënyrën e shërimit të tyre apo metodat e prevenimit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>