Ibrahim Ibn Ed’hemi, Allahu e mëshiroftë, pasi që e sheh një njeri të pikëlluar e pyet:
“O njeri, po t’i bëj tri pyetje, e ti përgjigju”.
Ai ithotë: “Urdhëro”
A mund të qarkullojë diçka në këtë botë e që nuk dëshiron Allahu?
Tha: Jo.
A mund ta zvogëlojë rizkun diçka prej asaj çka e ka caktuar Allahu?
Tha:Jo.
A mund të zvogëlohet një sekond çasti nga momenti që Allahu e ka caktuar që të vdesësh, e të mos jetosh më shumë?
Tha: Jo.
Atëherë, për çka brengosesh, e je i pikëlluar?!