Mjekët thonë se më mire i përdorim ilaçet e thjeshta se të ndërlikuara ose të përziera në raste kur ilaçet e thjeshta mjaftojnë. Ilaçet e ndërlikuara i përdorin për të ndikuar në vetitë e ilaçeve të thjeshta, ose për ta larguar shijen e tyre të pakëndshme, ose për t`i forcuar.
Për shembull, ata e përziejnë xhenxhefilin me Operkulina Turphetum për ta përmisuar shijen e tij, ose e përziejnë dyllin me vajin e bimës Sabina cacuminal për t`ia shtuar efikasitetin, ose e përziejnë gomën Astragalus gummifea me ladolezën (calystegia sepium) e egër për t`i mënjanuar pasojat e tij të dëmshme. Mjekët poashtu e përziejnë opiumin me elektuarium (Eliksir, përzierje e pluhurit shërues me mjaltë ose shurup për pastrimin e organeve) për ta përmisuar afatin e ilaçit. Nëse ilaçi ndikon shumë shpejt, atëherë i shtohet diç që reaksioni të jetë më i ngadalshëm, e nëse është shumë i ngadalshëm i shtohet diç që do ta përshpejtojë reaksioni. Nëse sëmundja është e ndërlikuar, ilaçi po ashtu për te duhet të jetë i ndërlikuar.
Nëse intensiteti dhe përqëndrimi i sëmundjes nuk ndryshon, apo nëse natyra e lëngjeve trupore të pacientit thjesht nuk lejon vetëm një ilaç të shërojë pacientin, atëherë duhet kërkuar ndonjë ilaç më të ndërlikuar. Nëse organi i sëmurë është larg barkut dhe ka rrezik që ilaçi të mos arrijë deri tek ai, ose humbë fuqia fillestare e ilaçit, duhet patjetër të përdoret ilaç më i ndërlikuar i cili do të veprojë më shpejtë, për shembull, shafrani (Crocus sativus) mund të përzihet me kamfurin ose kanella me hametit.
Ndonjëherë natyra e organit të sëmurë është i tillë që duhet përzier holluesin me ilaçin për t`u ruajtur fuqia e tij, për shembull, astrigenti ose aroma.
Tekefundit, nëse në vetë ilaçin ka diç që mund ta dëmtojë ndonjë organ, atëherë duhet ta përziejmë me diç që do t`i neutralizojë efektet e dëmshme.
Tash, nëse e keni kuptuar atë që deri tani e kam shkruar, atëherë dijeni se në çdo gjë ka diç të mirë e diç të keqe. Nëse e mira mbisundon, atëherë ajo gjë vlen të respektohet dhe është e dobishme.
E nëse mbisundojnë gjërat e këqija, atëherë është situate e kundërt. Në gjithë këtë ka urtësi e cila vetëm se e vërteton madhërinë dhe fuqinë e Allahut, subhanehu ve teala, dhe përsosurinë e Tij absolute me të cilën asgjë nuk mund të krahasohet. Dhe kur urtësia e Tij ka bërë që ilaçet e thjeshta edhe me shumë të hollohetn (zbuten) njëra me tjetrët, atëherë Ai i dërgon pejgamberët e Tij, të cilët i kanë udhëzuar njerëzit, e ishin edhe bartësit e lajmeve përgëzuese, për të neutralizuar gjithë atë që është e dëmshme në ato ilaçe, ose për të përsosur atë që është e dobishme.
Lebidi ka thënë: “Njeriu i ndershëm nuk duhet ta fajësojë vetveten, sepse natyra e njeriut është e drejtuar në rrugë të drejtë duke u shoqëruar me ata që sendet i vendosin në vendin e duhur.”
Ky nuk është i njëjti Lebid i cili ka thënë: “Çdo gjë është mashtrim pos All-llahut.” Për të Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Fjalët më të vërteta që i ka thënë një poet janë fjalët e Lebidit”. Më vonë Lebidi e pranoi islamin dhe i kryente dispozitat islame në mënyrën më të mire që mundej
Kur pejgamberët u dërguan njerëzve, në disa raste e mira e fitonte të keqen, sepse e respektonin udhëzimin e All-llahut dhe u shëruan nga mendjemadhësia dhe xhahileti. Gjendja e tyre u bë gjendje e suksesit, kurse vendbanimi i tyre i fundit kopshtet e Xhennetit.
Por në mesin e tyre kishe edhe prej atyre të cilët e refuzuan All-llahun dhe mëshirën e Tij, e u larguan prej Tij, për trupin e tyre vendbanimi i fundit u bë zjarri i Xhehennemit. All-llahu, subhanehu ve teala, na ruajt nga kjo gjendje.
Poeti ka thënë:
O ti që hanë çfarë të duash
E pastaj mallkon mjekësinë dhe mjekët
Mund ta korrish vetëm atë që ke mbjellur
Përgatitu për sëmundjen që po të afrohet!
Poeti Xhahizi ka thënë:
Jeta do të bëhet më e ëmbël nëse e takon njeriun e ditur
E vetëm ata që kanë dituri
E dinë vlerën e diturisë.
Nuk ka ilaç që do ta shëroj atë
Që është i infektuar nga varësia:
Nuk ka mjek që do ta shëroj atë
Që është i infektuar nga mendjemadhësia
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem, e ka shpjeguar kuptimin e këtyre rreshtave kur ka thënë: “Kur All-llahu më dërgoi me urtësi dhe udhëzim, isha sikur shiu i bollshëm i cili është derdhur mbi tokë. Kushdo që e pranon këtë ujë nga ai vend mbinë shumë bimë dhe All-llahu i bekon, edhe njerëzit e pine atë ujë dhe me të e shuajnë etjen dhe i ujitin arat e tyre. Ndodhë që ndonjë tokë nuk e pranon ujin, e nga ajo nuk rriten bimë. Shembulli i pare u përket atyre që e kuptojnë fenë dhe e shfrytëzojnë atë që All-llahu e ka dërguar nëpërmjet meje dhe sillen asaj. Shembulli i dytë u përket atyre që i kanë ngritur kokat lart, e nuk e kuptojnë udhëzimin e All-llahut me të cilin kam ardhur.”
Pra, silluni në pajtim me fjalët e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, All-llahu ju mëshiroftë.
Doza e ilaçeve
Është mirë e njohur se, nëse ilaçi është shumë i ngrohtë ose i thatë, ose shumë i forte, atëherë përdoret në sasi të vogla. Nëse është situate e kundërt, atëherë do të marrim sasi më të madhe. Ngjashëm me këtë, nëse efekti i ilaçit është i dobët, atëherë duhet rritur, ose e kundërta.
Nëse organi të cilin e trajtojmë është larg barkut, atëherë duhet përdorim dozë më të madhe dhe e kundërta, nëse organi është i dobët, atëherë do të përdorim dozë më të vogël, e nëse është i fortë, atëherë doza do të jetë më e madhe.
Nëse barkun e kemi plot, do të përdorim ilaç më të fortë dhe e kundërta.
Nëse gjithë këtë e kuptoni, atëherë bëni që ilaçet t`i keni të freskëta dhe të mira dhe kërkoni ndihmë nga All-llahu me fjalët: ‘Nuk ka fuqi pos fuqisë së All-llahut të Lartësuar dhe të Urtë`, e mandej vazhdoni me trajtimin.
Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti