Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Mërsina/borziloku (Rejhan)

$
0
0

 

Mërsina/borziloku (Rejhan)

Allahu thotë: “Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun), do të ketë prehje, rejhanun dhe dhunti të Xhenetit.” [Uakia, 88-89] Ai thotë gjithashtu: “…ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë (rejhan).” [Rrahman, 12] Muslimi sjell këtë hadith nga Pejgamberi (s.a.u.s.): “Nëse dikujt i ofrohet një rejhan, nuk duhet ta refuzojë, sepse ai është i lehtë për t‟u mbajtur dhe ka aromë të mrë.” Ibn Maxhe, në Sunen-in e tij, sjell rrëfimin e Osamas, se Pejgamberi (s.a.u.s.) tha njëherë: “A ka ndonjë që është gati të hyjë në Xhenet, se Xheneti është i tëri i mirë. Për Zotin e Qabes, ai është dritë llamburitëse, rejhan vezullues, pallat madhështor, lumë që rrjedh gjithmonë, hurmë e pjekur dhe grua mahnitëse. Ai ka shumë dhoma, strehë e përjetshme në një vend të mirë, ka fruta, perime, komoditet dhe begati, në një banesë të lartësuar e mjaft të rehatshme.” Ata (të pranishmit) u përgjigjën: “Po, o i Dërguari i Allahut, ne jemi gati për të!” Ai u tha: “Thoni: „Me lejen e Allahut‟!” E ata thanë: “Me lejen e Allahut!” Çdo bimë që ka aromë të mirë quhet (në arabisht) rejhan. Ja përse në çdo krahinë mund të gjesh bimë të ndryshme me këtë emër.

Për shembull, njerëzit që banojnë në perëndim, po ashtu edhe arabët, i quajnë bimët aromatike rejhan. Në Irak dhe Sham, rejhan quhet lulja hibk (një lloj mendre). Mërsina (një lloj rejhan-i) është e ftohtë në shkallë të parë dhe e thatë në shkallë të dytë. Ajo përbëhet nga disa cilësi, shumica e të cilave kanë të përbashkët esencën e ftohtë tokësore. Mërsina përbëhet, gjithashtu, nga një substancë e butë dhe e nxehtë. Kjo bimë e than kokën me butësi. Ajo është efikase në krijimin e një gjendjeje kapsi, duke parandaluar diarrenë vrerike. Nëse thith aromën e mërsinës, ajo largon avujt e nxehtë dhe të lagësht të organizmit. Aroma e saj qetëson zemrën dhe parandalon sëmundje të ndryshme, sidomos po ta shpërndash bimën nëpër të gjithë shtëpinë. Mbështjellja e dy uretrave me mërsinë shëron tumoret që shfaqen në to. Rrjedhja e gjakut nga hundët mund të ndalohet duke grirë gjethet e mërsinës, duke i përzier me uthull e duke i vendosur ashtu mbi kokë. Po të shtypësh gjethet e thata të saj dhe t‟i hedhësh mbi lungat e lagështa, i shëron ato. Përdorimi i saj si kompresë gjallëron organet e ligështa, shëron gishtërinjtë e infektuar dhe puçrrat e lungat që dalin në duar e këmbë. Për të asgjësuar djersën, për të tharë lagështirën e tepërt dhe për të hequr erën e rëndë të sqetullave, fërkoje lëkurën me mërsinë. Me ujin ku është zier mërsina mund të kurosh infeksionet në vithe ose në vaginë, nëse qëndron ulur në një vaskë që është mbushur me këtë ujë; ndërsa po ta hedhësh mbi vendin e lënduar, shëron nyjet (kockore) e dobësuara dhe eshtrat e thyera. Mërsina lufton zbokthin, ulcerat e lagështa dhe puçrrat që shfaqen në kokë. Ajo ndalon rënien e flokëve dhe u jep një ngjyrë të zezë atyre. Gjethet e mërsinës, të grira me pak ujë dhe të përziera me vaj ose esencë trëndafili, të përdorura si kompresë, shërbejnë kundra ulcerave të lagështa, zjarrthit në gojë, erizipelës (të kuqtë e madh), tumoreve akute, urtikaries dhe hemorroideve.

Farat e mërsinës shërbejnë si ilaç në rastet e hemoptisës (gjendjes kur përshtyn gjak). Ajo mbështjell stomakun, nuk e dëmton gjoksin ose barkun, por i pastron ata. Mërsina ndihmon kundra diarresë dhe kollës, veti kjo që e bën të rrallë këtë bar, në krahasim me të tjerët. Farat e saj shtojnë urinimin dhe shërojnë infeksionet e fshikëzës urinare, picikimet e merimangës dhe të akrepit. Pavarësisht nga këto, rrënjët e mërsinës nuk duhet të përdoren për pastrimin e dhëmbëve, sepse janë të dëmshme për ta. Rejhan-i persian, i cili quhet ndryshe hibk (një lloj mendre), është i nxehtë. Thithja e aromës së tij ndihmon kundra dhembjeve të nxehta të kokës. Thuhet, gjithashtu, se ky lloj rejhan-i është i ftohtë, por duket se ai ka diçka nga të katër vetitë themelore. Ai shërben edhe si gjumëndjellës për sytë. Farat e rejhan-it persian ndërpresin diarrenë vrerike, qetësojnë stomakun, forcojnë zemrën dhe janë ilaç për sëmundjet që shkaktohen prej vrerit të zi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>