Pejgamberi (s.a.u.s.) përdorte tre gishta kur hante
Kjo është mënyra më e mirë e të ngrënit. Ngrënia me një ose dy gishta nuk e ndihmon oreksin dhe nuk siguron sasinë e mjaftueshme të ushqimit për çdo kafshatë e, si rrjedhojë, koha e të ngrënit zgjatet tej mase. Përveç kësaj, organet e përcjelljes së ushqimit nuk „ndihen‟ të qeta duke marrë aq pak ushqim në çdo kafshatë. Si pasojë, këto organe e ndërpresin herë pas here aktivitetin e tyre, ndërkohë që njeriu është ende duke ngrënë.
Nëse dikush fut në gojë një ose dy kokrra grurë, pak e nga pak, ai nuk do ta shijojë ushqimin dhe nuk do të ndiejë ngopje.
Nga ana tjetër, ngrënia me pesë gishta çon në stomak më tepër ushqim sesa mund të mbajë një kafshatë normale. Nga kjo sasi e tepërt ka të ngjarë që njeriu të mbytet e të vdesë. Përveç kësaj, organet e trupit detyrohen të përcjellin një sasi të madhe ushqimi, e kështu as njeriu nuk e shijon atë, as procesi i tretjes nuk kryhet normalisht. Si përfundim, mënyra më e mirë e të ngrënit është me tre gishta, siç bënte Pejgamberi (s.a.u.s.) dhe ata që e ndiqnin atë.