Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Mjalti

$
0
0

mjalti

Mjalti

Njëherë një burrë erdhi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: Vëllai im ankohet se ka heqje barku. I dërguari ia ktheu: “Jepi të pijë mjaltë”. Burri erdhi për herë të dytë tek Profeti dhe i tha: Ia dhashë, por nuk i bëri dobi. I dërguari Allahut i tha: “Jepi të pijë mjaltë” dhe e përsëriti atë dy herë ose tre e më pas për herë të tretë apo të katërt i tha: “Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa barku i vëllait tënd ka gënjyer”.

Ibn Xhuraixhi ka thënë: “Hani mjaltë, sepse ai është mjet i mirë për forcim (tonik)”. Imam Buhariu e ka klasifikuar mjaltin si ilaç.
Mjalti është nektar (lëng i ëmbël) natyror dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhe është kthyer në shurup të pasur. Burimi i nektarit nga i cili është bërë mjalti e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndërsa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur. Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roja, kurse e mbledhin nëpër vise malore dhe drurët e tyre. Pastaj kullohet dhe, përpos një sasie poleni dhe enzimesh, shumica e papastërtive eleminohen.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>