Lebra është një sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga grumbullimi i vrerit të zi në të gjithë trupin, i cili tjetërson temperamentin dhe formën e organeve. Në fazën përfundimtare të saj, sëmundja shkakton një brejtje aq të keqe, saqë gjymtyrët e prekura nisin të këputen dhe të shpërbëhen. Lebra është quajtur edhe si “sëmundja e luanit”, për tri arsye: – së pari, ajo zakonisht prek luanët (ose kafshët e egra); – së dyti, ajo e rrudh fytyrën e të sëmurit, duke i dhënë një pamje si të luanit; – lebra është aq ngjitëse dhe aq intensive, saqë e gllabëron viktimën e saj, ashtu si luani gllabëron prenë e tij.
Lebra është sëmundje infektuese dhe ai që i afrohet lebrozit shqetësohet nga duhma e rëndë e tij, njëlloj sikur të jetë me turbekuloz.
Pejgamberi (s.a.u.s.), njeriu më i dhimbsur dhe më dashamirës ndaj popullit të tij, urdhëroi që ata të mos i afroheshin çdo lloj gjëje që mund t‟u shkaktonte atyre ndonjë dëmtim për trupin a për zemrën.