Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Përmbledhje me dobitë e farës së zezë

$
0
0

Përmbledhje me dobitë e farës së zezë:

-Fara e zezë ndihmon në ruajtjen konstante të temperaturë së trupit.
– Fara e zezë ndihmon në ardhjen dhe shtimin e qumështit te nëna gjidhënëse.
– Fara e zezë ka ndikim nxitës në sistemin imun.
– Fara e zezë është ushqim i shëndetshëm dhe i rëndësishëm për fëmijët, gratë dhe të moshuarit, për shkak të përmbajtjes së saj ushqimore të shumëllojshme.

Vërejtje: Përdorimi i farës së zezë për sëmundje serioze dhe të komplikuara, duhet të bëhet pas këshillimit me mjekun specialist në bimët mjekësore, me qëllim që të arrihet suksesi sa më i plotë dhe i shpejtë, si dhe për të parandaluar ndonjë komplikim apo efekt anësor të mundshëm, sidomos me përzierjen e farës së zezë me bimë të tjera mjekësore.

Fara permban perafersisht 38% karbohidrate, 35% vajra te ndryshem, 21% albumin dhe pjesa tjeter perbehet prej me shume se njeqind substanca te ndryshme. Per t’u permendur jane: vajrat acidike te pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe amino acidet.

Vecorite e vajrave acidik te pangopur:

•Ndihmojne metabolizmen e trupit
•Nevojiten ne rritjen,zhvillimin dhe rinovimin e qelizave
•Ndihmojne ne zhvillimin e hormoneve dhe ne formimin e nje sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtes te shendetshem.
•Pengojne shtimin e substancave qe dergojne sinjale alergjike
•Ndalojne qelizat mbrojtese (imunitare) te punojne me shume se c’duhet.
•Kolesterolin ne gjak e kthejne ne nivelet normale
•Pengojne bllokimin e damareve duke rregulluar strukturen e tyre dhe njekohesisht shpejtesin e qarkullimit te gjakut
•Ulin tensjonin dhe reduktojne rrezikun e ashpersimit te damareve dhe infraktit ne zemer
•Ndihmojne ne permiresimin e shpejt te plageve
•Trupi i njeriut nuk i prodhon kete vajra dhe eshte i detyruar t’i marre nga jasht, 1gr. Vaji i Fares se Zeze eshte i mjaftueshem per nevojat ditore.
Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojne rruget e frymarjes, lehtesojne kollitjen, pengojne qelbezimin dhe ndalojne dhimbjen. Nese perdoren rregullisht ulin sheqerin ne gjak. Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajne rol ne prodhimin e enzimave dhe forcojne sistemin mbrojtes. Acidi Folik rredukton rrezikun e tensjonit dhe semundjeve te zemres, gjithashtu eshte i nevojshem ne rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A,E,C dhe Beta-Karetin forcojne sistemin mbrojtes te trupit.

Pervec efektit qe jep Fara e Zeze ne sistemin imunitare,metabolizmen dhe zhvillimin e hormoneve, njekohesisht pastron trupin nga substancat e demshme te quajtura Toxin, perforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon ne funksjonin e zorreve dhe rrit shkelqimin e flokeve dhe lekures. Ul tensjonin dhe temperaturen dhe kryen funksjonin e antibiotikeve. Eshte mjaft efektif ndaj semundjeve alergjike si Asthma dhe alergjia ndaj polenave. Per efektin qe ka ne sistemin imunitare eshte i keshillushem perdorimi ne semundjet si AIDS-si, kanceri etj.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>