Magjia mund të kurohet me Librin e Allahut (Kuranin), me Traditën Profetike (përmendjet dhe lutjet shëruese autentike profetike) dhe po kështu me lutjet e tjera të lejuara sheriatikisht (sipas ligjit islam). Në lidhje me këtë fakt, Allahu i Madhëruar thotë në Librin e tij fisnik:
“Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”2;
pra Kurani është shërim për shpirtërat dhe po kështu edhe për trupat fizik. Gjithashtu është vërtetuar se Profeti (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Nuk ka gjë që të bëhen rukje (kurime me formula mbrojtëse të foluri dhe vepruari), përderisa nuk ka në të shirk (idhujtari / felëshim).”3