Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Lumturi ne bashkshortesi

$
0
0

lumturia

Në mënyrë që të keni një jetë të lumtur bashkëshortore, e që bashkëshortja të jetë e kënaqur me juve, ju:

- Duhet të bëni që ajo të ndihet e sigurtë, kështuqë mos e kërcënoni gruan me shkurorëzim.

- Mos e krahaso atë me ndonjë grua tjetër, posaçërisht fizikisht. Dhe mos e lavdëro ndonjë grua tjetër në prezencë të saj.
Thuaji asaj se është e bukur.

- Këshilloje në vetmi, në kohën më të mirë, në mënyrën dhe atmosferën më të mirë.
Mos i bërtitë asaj para të tjerëve.

- Bëhu bujarë, zemërgjëre me të.
Jepi asaj dhurata dhe befasoje atë në kohën më të afërt (befasoje sa më shpesh).

- Mos u bëjë i ngurtë, i ashpër dhe i pashpirt.
Nëse nuk ka asgjë të keqe me ndonjë gjë të cilën ajo e do (ta veprojë), lejoje atë, mos e ndalo.

- Bëhu një ndëgjues i mirë. Gratë duan kur i ndëgjon brengat (shqetësimet) e tyre.

- Prit, prano, dhe dije se edhe ajo ka të metat apo mangësitë e saj, ashtu sikurse i ke edhe t’i të metat dhe mangësitë e t’ua.
Ajo nuk është e përsosur. Nëse nuk pëlqen ndonjë gjë tek ajo, t’i do të pëlqesh gjëra tjera.
Mbaje mend se as t’i nuk je gjithmonë në të drejtë e as i përsosur.

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Asnjë burrë besimtarë nuk duhet ta urrejë gruan e tij besimtare. Nëse ai nuk pëlqen ndonjë nga tiparet e saj, ekzistojnë tipare tjera të saj që do ta kënaqin.”1

- Bisedo për temat të cilat më së shumti i interesojnë asaj. Mos u bëjë llafazan vetëm në ato që ty të pëlqejnë.

- Përqafoje atë, dhe të jesh më i kujdesshëm ndaj saj.

- Lëre të kaluarën për Allahun, mos e përmendë atë, mos e gërmo atë, apo mos e sjellë atë sërish (duke e përmendur të kaluarën apo gabimet e bëra në të kaluarën).

- Ndihmoji në shtëpi, me punët e shtëpisë.

- Mos bëjë sikur je duke i bërë asaj një nder duke punuar apo duke e furnizuar, Allahu është Furnizues, burri është bartës i ushqimit të familjes (e sjellë ushqimin tek familja).

- Kur t’i ha, vendosë një kafshatë të ushqimit nga pjata yte, tek goja e saj. Nuk është gjë e turpshme kjo, mos harro se si na ka mësuar i Dërguari, salallahu alejhi ue selem të sillemi me gratë.

- Shkruajë shënime të dashurisë ose poema dhe vendosi ato në librin të cilin ajo është duke e lexuar, që kur të hapë atë, të jetë befasi për të.

- Pyete atë nëse ajo do të dëshironte të ftonte shoqet e saja, dhe të bënin një mbledhim për darkë së bashku, në një ambient ku ka vetëm gra, dhe ndihmoi asaj që të organizojë atë.

- Bëjë që ajo të mbështetet në supet e t’ua për të qarë, atëherë kur ajo ndihet e depresionuar apo mërzitur.

- Mos harro se gratë përjetojnë një çekuilibrim të shumtë të hormonëve për shkak të PMS-së (sindromit premenstrual), menstruacioneve dhe shtatëzanisë… dhe kjo mund të ketë ndikim në disponimin (gjendjen shpirtërore) e tyre.
Mos harro se ato mund të bëhen nervoze dhe të zemërohen (inatosen) për gjëra të vogla. Gjatë kësaj kohe, t’i duhet ta kuptosh atë dhe të mos e irritosh (zemërosh) edhe më shumë.
Përkëdhele atë, puthe dhe përqafoje atë dhe bëhu i butë me të. Mos harro se kjo është natyra e tyre dhe ato janë të krijuara në këtë mënyrë.

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Pranoni rekomandimin që grave t’u bëni mirë. Vërtetë gruaja është krijuar prej brinjës, kurse pjesa më e lakuar e brinjës është më lartë. Nëse provon ta drejtosh, do ta thyesh, e nëse e le çfarë është, ajo mbetet e shtrembër. Andaj, pranoni rekomandimin ndaj grave.”2

Dhe mos harro asnjëherë se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Besimtari me iman të plotë, është ai që është më i sjellshmi, dhe më i miri prej kush është ai që është më i miri për gratë e veta.”3

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Muslimi.
2. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
3. Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650