Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Në çdo vit në nje nate zbret sëmundje, e cila sa herë që kalon në një enë apo shishe të pambuluar, hyn në të

$
0
0

Mbuloni enët që të mbroheni nga shejtani

Ka thënë Profeti alejhi selam:
“ Mbuloni enët dhe shishet, mbylleni derën dhe fikeni zjarrin, sepse shejtani nuk mund ta hapë enën, as shishen dhe as derën! E nëse dikush nga ju nuk gjen me çarë të mbulojë enën, atëherë le të vendosë mbi të një shkop dhe të thotë; bismilah.”
Muslimi
Dhe në një përcjellje tjetër të të njëjtit hadith thuhet:
“…sepse çdo vit në një natë të tij zbret sëmundje, e cila sa herë që kalon në një enë apo shishe të pambuluar, hyn në të.”

Dobitë e hadithit:
Ka thënë Sujuti se dijetarët kanë përmendur dobi të rëndësishme nga ky hadith, ndër to:
1. Mbrojtja nga shejtani, sepse ai nuk e hap enën dhe shishen e mbyllur.
2. Mbrojtja nga sëmundjet që zbresin në një natë të vitit.
3. Mbrojtja nga papastërtitë që mund të hyjnë në enë.
4. Mbrojtja nga insektet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>