Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Fuqia e temperatures eshte ajo qe djeg fuqishem sikur te jete leshuar nga zjarri pervelues i xhehennemit, andaj duhet ta ftohni me uje

$
0
0

Sherimi i temperatures me uje 

Abdullah bin Omeri e transmeton hadithin qe i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thene: Fuqia e temperatures eshte ajo qe djeg fuqishem sikur te jete leshuar nga zjarri pervelues i xhehennemit, andaj duhet ta ftohni me uje. Ne te kaluaren, ky rrefim e ka habitur shumicen e mjekeve te papervoje dhe hakimet (doktoret), te cilet ia dolen i bindin disa ligjvenes qe nuk besonin (te dyshimte) qe kete ta konsiderojne si nje hadith jo te sakte (apokrif), joautentik.

Prandaj, me lejen e All-llahut, nuk do te ishte dashur ta shpjegojme thelbin e ketij mendimi te rendesishem te te Derguarit te All-llahut , s.a.v.s., , i cili eshte zbulim hyjnor (vahj). Shpesh zbulimet, kur nuk kuptohen drejt, behen kunderthenese per njerezit e udhezuar. Por, duke ndjekur praktiken e mjekesise moderne, verejme se eshte bere zakon qe nga pediatrit te degjojme udhezime qe femijes me temperature i behen banja me uje te ftohte derisa i bjere temperatura. Prandaj ne argumentojme (deshmojme), ndersa All-llahu eshte ndihmesi yne, se i Derguari i Tij , s.a.v.s., e ka thene nje te vertete. Thenia e te Derguarit te All-llahut ka dy kuptime: kuptimi i pare eshte i pergjithshem per te gjithe njerezit, ndersa kuptimi i dyte eshte i vecante dhe ka te beje vetem me disa njerez. E keta njerez jetojne ne vende dhe vise teper te nxehta, sic jane banoret e Gadishullit Arabik. Ne rastin e tyre eshte dicka e rendomte qe te vuajne nga temperatura afatshkurtra, qe jane pasoje e qendrimit ne temperatura te larta. Kjo temperature e larte duhet te shenohet duke pire uje te ftohte ose duke u lare me te.

Sidoqofte, qendrimi ne nje temperature te ulet mund te shkaktoje gjithashtu keso temperaturash te larta. Ky rast mund te sherohet duke pire lengje te nxehta ose duke u lare me uje te nxehte. Ne ketu e shohim perseri teorine e te kundertes.
Mbi ato qe meson tibb mjekesia, zjarrmia eshte temperature biologjikisht jonormale, jo e natyrshme, e cila fillon ne zemer dhe rritet nepermes prishjes (stagnimit) te hormoneve te caktuara te gjakut qe lidhen me shpirtin ose me frymen (qe Galeni e pershkruan si pneuma) dhe, duke kaluar neper drejtimin qendror neper vena dhe arterie, nje temperature e ketille perhapet neper tere trupin dhe ngritet deri ne ate shkalle sa mund te shkaktoje cekuilibrimin biologjik, i cili vepron demshem ne funksionet natyrore te trupit.

Kemi dy lloj temperaturash; temperatura afatshkurter, qe shkaktohet nga pezmatimi, nga levizja e tepert ose nga qendrimi i gjate ne temperaturat e larta te veres ose ne te ftohtin e acarte te dimrit. Perpos rasteve te tjera, eshte edhe temperatura traumatike, e cila ndahet ne tri kategori: temperatura traumatike, e cila fillon ne gjak. Gjaku, duke qene njeri nder kater sekrecionet e trupit, zhvillon (e ngrit) temperaturen dhe ajo pastaj perhapet ne tere trupin; kur temperatura eshte e lidhur me shpirtin, qe quhet temperature njeditshe, dhe mund te zgjase deri ne tri dite; kur temperatura eshte e lidhur me kater sekrecionet themelore te trupit, si: vreri (vreri i verdhe), mukusi, dhe gjaku i perbere, qe eshte quajtur kalbesira; dhe me ne fund, kur temperatura shkaktohet nga organi primar, qe eshte quajtur molisese. Kjo me vone zhvillohet ne shume lloje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>