Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Jam e semure nga epilepsia dhe gjate sulmeve te forta ndodhem lakuriq pa dashur

$
0
0

Ata bin Ebi-Rebbah ka shenuar transmetimin ne Sahih se njehere Ibn-Abasi kishte thene: A do te deshirosh ta shohesh gruan qe eshte njera nga banoret e Xhennetit? Ata ishte pergjigjur: Do te deshiroja. Ibn Abasi i kishte thene: Shikoje ate gruan zeshkane! Shume kohe me pare kishte ardhur tek i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe i kishte thene: Jam e semure nga epilepsia dhe gjate sulmeve te forta ndodhem lakuriq pa dashur

. Luteni All-llahun qe te me sheroje. I Derguari i All-llahut , s.a.v.s., iu pergjigj: Nese deshiron, mund te merresh me durim me gjendjen tende dhe te shperblehesh me Xhennet, por nese deshiron ndryshe, do i lutem All-llahut per sherimin tend. Gruaja u pergjigj: Une me me deshire do ta perdorja durimin. Pasi mendoi pak, gruaja shtoi: Gjate kohes sa zgjasin sulmet e renda ndodhem e zhveshur lakuriq pa qellim, prandaj luteni All-llahun qe turpi dhe pafajsia ime te mbrohen. Pastaj i Derguari i All-llahut , s.a.v.s., u lut per te.47

Ka shume perkufizime per epilepsine, por nuk ka ndonje perkufizim te kenaqshem ne baze te karakteristikave klinike. Shumica e epileptologeve e kupton epilepsine si nje sindrom klinik. Shumica e perkufizojne epilepsine si gjendje e cila karakterizohet nga episode rekurente me prejardhje primare cerebrale ne te cilat crregullohet vetedia, levizjet, ndjenjat ose veprimet.
Problemi i klasifikimit te epilepsise eshte i hapur ende, ndersa perpjekjet e sotme te shumta nuk kane dhene rezultate te pritura. Ndarja e epilepsise ne idiopatike dhe simptomatike eshte ndarja me e hershme e epilepsise.
Klasifikimi i cili sot eshte i pranueshem nga shumica e epileptologeve bazohet ne aspektet klinike dhe elektroencefalografike (Gastaut, 1969).


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>