Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Per mjaltin natyral

$
0
0

mjalti natyral

Në gjuhën popullore pyetet: athua mos është mjalti i përzier me sheqer apo i falsifikuar? Në këtë rast për tu përgjigjur është vështirë, sepse mjaltët duken gjithnjë si të njëjta, këtë mund ta dimë më së miri nëse i kontrollojmë me refraktometër si dhe në laboratorët biologjikë ose, çka është më e lehta, mjaltin e blejmë të bletari që e njohim më se miri.

Thjeshtë, mjalti për ushqim bën të blihet në shitore edhe pse çmimin e ka të lirë, kurse mjaltin për shëndet, e blejmë të ai që e njohim.

Në format e thjeshta vërehen pak në shije. Nëse një pikë mjaltë e qesim në një pllakë të ngrohur, mjalti i mirë digjet shpejtë, kurse ai që është më i dobët, mbetet si rreshkë e karbonizuar. Nëse e marrim mjaltin me lugë nga kavanozi, sa ma lartë që e ngrisim dorën, pasi është shumë materie e rëndë dhe viskoze, nuk duhet të shkëputët. Këto janë vetëm disa prova të thjeshta, por jo të sigurta, për të përcaktuar cilësi e mjaltit. Problemi, ose dyshimi, tjetër për mjaltin është, nëse edhe mjalti mund të ketë substanca të padëshiruara ose kimike sikur edhe gjerat ushqimore që i konsumojmë në jetën tonë të përditshme. Duhet ta dimë se bleta kullotë nëpër plantacione dhe livadhe që janë biologjike, por edhe plantacione dhe livadhe që nuk janë biologjike! Ajo nektarin e saj e sjelle në kosheret ashtu si e ka gjetur në natyrë. Në realitet, nuk është edhe aq e dëmshme kjo mjaltë e cila është vjelë nga kulturat jo biologjike, por bletishtja, e cila është trajtuar me barna të ndryshme, nuk bën ta përdor këtë lloj mjalti, as njerëzit me shëndet të ligë. Bletarët e sinqertë janë shumë të kujdesshëm dhe të interesuar për ruajtjen e cilësisë dhe kualitetit të mjaltës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>