Besimi: kunderhelm
Ne shqyrtimin e metejshem te hadithit te permendur: Ai qe ha ne mengjes shtate hurma nga plantacioni Alijeh, nuk do te vuaje ate dite as nga helmimi, as nga magjepsja, mundet qe hurmat mjekesore argumentojne ne menyre te vecante se permbajne kunderhelm te nevojshem i cili vepron kunder magjepsjes se keqe ose mund te kene ilacin perkates i cili vepron mbi llojet specifike te helmeve te ftohta. Ne rastin per te cilin do te bejme fjale ne vijim, toka, uji dhe ajri i qytetit te bekuar te te Derguarit te All-llahut, s.a.v.s., do te japin pergjigjen.
Mirepo, ekziston nje gjendje parakushtezuese per u sheruar nga semundja dhe telashet qe i godasin njerezit, e ai eshte roli i fese ne promovimin e sherimit. Me tej, ne rastin kur i semuri perdor ilace, ai se pari duhet ta pranoje dhe te besoje ne efikasitetin e sherimit te semundjes se tij. Prandaj, natyrae individit (tabia) do i vleresoje keto vlera dhe do te siguroje ilac te sigurt per te ndihmuar ne kapercimin e semundjes. Ne te vertete disa qasje ne sherimin e suksesshem mbeshteten fuqimisht ne besimin qe ka pacienti (pranimi i plote dhe plotesisht i ilacit), dhe besimi ne efikasitetin e tij. Keso fenomenesh te cuditshme jane edhe te pergjithshme, sepse me gjendje te rregullt psikologjike natyra do te pajtohet fort me ilacin, ndersa shpirti do ta pranoje me gezim, duke provuar autenticitetin dhe superioritetin e funksioneve natyrore, duke nxitur rezistencen natyrore te individit dhe duke e detyruar ngurtesine e tij karakteristike (haar garidi) ose antitrupat natyrore qe te prodhojne limfocite te nevojshme dhe antitrupa te tjere natyrore te cilet do te pengojne zhvillimin e mikroorganizmave te demshem dhe do ta eleminojne helmin.
Sa per krahasim, shpeshhere ilaci i vertete mund te jete joefikas kur pacienti ka rezerva ose dyshime te pabaza dhe mungese te besimit ne rezultatin sherues te tij. Keshtu ndodh qe natyra te beje perjashtim dhe te veproje ne menyre indiferente ndaj ilacit. Ne kete rast, nuk do i ndihmoje asnje ilac. Nje shembull i ketille mund te gjendet ne ilacin me te mire, te shqyrtuar me hollesi per zemren, trupin dhe shpirtin, dhe ne trajtimin me te favorshem qe rezulton me dobine e individit ne kete jete dhe ne jeten pas vdekjes.
Ai ilac quhet Kur’ani i Shenjte, i cili eshte ilac per cdo semundje. Nese zemrat nuk besojne tek ai, nuk do te kene dobi prej tij. Ne vend te kesaj, ai do te rrite semundjet e tyre. Nga ana tjeter, nuk ka ilac qe kujdeset per sherim te pandryshueshem, te plote dhe te perhershem me mire se Kur’ani, sepse urtesia, dituria dhe drita e tij e madherishme jane dieta me e mire dhe ilaci me i mire per cdo semundje. Perkunder kesaj, shumica e zemrave ia kthejne shpinen atij; shumica e mangesise se besimit te vertete ne ilacet e tij per trupin, mendjen dhe shpirtin gjenden ne rrugen e kundert te kerkimit te ilacit per semundjet e tyre.
Natyrisht, ilacet e tyre jane veprime te komplikuara qe ata i kane zbuluar permes perpjekjes dhe gabimit dhe te cilat ata i kane perdorur nga shprehia. Ne te vertete ata kane vepruar keshtu me me deshire sesa te ngriten ne nivele me te larta dhe te marrin ilace te verteta. Njerezit qe kane zemra te tilla kane besim me te fuqishem ne funksionet e krijuara dhe ne veprimin e natyres ne perballimin e semundjes se tyre. Nje varesi e tille rritet permes shprehise, perpjekjes se pergjithshme per te kerkuar metoda efikase per i perballuar.
Kjo behet kur nuk mjaftojne aftesite shpirterore te individit. Ne kete menyre semundjet e pergjithshme dhe kronike mbizoterojne mbi mendjet, trupat dhe zemrat njerezore. Si pacienti, ashtu edhe mjeku i tij krijojne varesi nga keto ilace dhe ne kete menyre krijojne ndjeshmerine dhe brengen e sinqerte lidhur me llojin e tyre, ne vend qe te respektojne mjekesine e Kur’anit dhe sherimin tradicional te te Derguarit te All-llahut, s.a.v.s. Ata ia kane borxh besimin, respektin, frymen dhe mendimin pozitiv mesimeve qe ua dhane mesuesit e tyre te ditur, ndersa nxenesit jane te helmuar me besimin dhe respektin e tyre te ri ne veprat laike dhe e zbatojne shkencen me me deshire sesa fjalet e Krijuesit te tyre dhe mesimet e te Derguarit te Tij , s.a.v.s. Si pasoje e semundjes se pergjithshme, semundjet e reja dhe semundjet me serioze nga te gjitha, si te thuash86 zemra fiton dimensione te reja, zhvillon komplikime te reja shtese, i detyron njerezit te bijne ne gjunje dhe deri tek varesia per keto trajtime dhe i preokupon mendjet mjekesore ne kerkimin e shkaqeve dhe eksperimenteve ne sintetizimin e ilacit.
Ne te vertete sa me shume qe ata i sherojne semundjet e komplikuara me sintetike komplekse, te ashtuquajtur ilace, semundjet do te intensifikohen edhe me shume, dhe do te zhvillohen me tej komplikime. Natyrisht, ne kete menyre faktet jane provuar, ndersa All-llahu e di me mire.
Poeti njehere ka shkruar:
Sa cudi! Kurse ngjarje te cuditshme ka plot
Ilaci eshte afer, megjithate nuk e kerkojne (pra, nuk e kerkon askush).
Mu si karvani, devete e te cilit jane te etshme,
Ndersa uje me bollek bartet mbi shpinat e tyre.