i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko!
E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!” (Transmeton Buhariu)
“All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ue estakdiruke bi kudretike ue es`eluke min fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’ëlemu ue ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën që ke) hajrun lí fi diní ue me’áshí ue ‘ákibeti emrí ue ‘áxhilihi ue áxhilihi fakdirhu lí ue jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ue in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën e tij) sherrun lí fi diní ue me’áshi ue ‘ákibeti emri ue ‘áxhilihi ue áxhilihi, fasrifhu anní uesrifní anhu uakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi.”
Istiharja është të kërkosh më të mirën nga dy apo më shumë zgjedhje.
P.sh: dëshiron të udhëtosh diku, dëshiron të martohesh, dëshiron të blesh një veturë, etj., para se ta bësh këtë hap i fal dy rekate dhe pastaj e bën lutjen që thuhet pas këtij namazi, siç e përmendëm në hadithin e mësipërm. E nëse të lehtësohet ajo punë, dije se kjo është mirë për ty, e nëse të vështirësohet dije se ka qenë keq dhe mosrealizimi i kësaj vepre është më mirë për ty.
Si falet namazi i istihares
Namazi i istihares falet dy rekate, sikurse çdo namaz tjetër nafile në çfarëdo kohe, gjatë ditës apo natës. Nuk ka të caktuar se çfarë të këndohet, kështu që mund të këndojmë pas sures Fatiha çdo sure apo pjesë nga Kurani. Pas namazit i ngre duart dhe lavdëron Allahun, dërgon salavate mbi Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pastaj thua duanë e istihares, të cilën e kemi përmendur më lartë.
Pas istihares duhet ta bëjmë atë çështje për të cilën na hapet zemra dhe nuk bazohemi në atë që kemi pasë dëshirë para se të falnim namazin. Prandaj kërkohet nga ne që ta ndërpresim zgjedhjen dhe të mos mendojmë për të derisa ta falim namazin e nëse nuk e bëjmë kështu, atëherë nuk numërohet se ne i jemi drejtuar Allahut me sinqeritet që të na zgjedhë çështjen që është më e mirë për ne.
Dobitë nga praktikimi i namazit të istihares
1. Personi që praktikon istiharen vërteton se zemra e tij ëshë e lidhur me Allahun e Lartësuar për cdo vepër.
2. Është i kënaqur në caktimin e Allahut.
3. Istiharja është shkak që muslimani të gjejë lumturinë ne këtë botë dhe në ahiret.
4. Besimtari që praktikon istiharen është i qetë për arsye se e jep mundin e tij në këtë botë duke i realizuar shkaqet që janë të nevojshme pastaj e kërkon zgjedhjen e më të mires nga Allahu i Lartësuar.
5. Nevoja për të është e domosdoshme për çdo punë
6. Me anë të namazit të istihares muslimanit i ngritet besimi se Allahu do ta ndihmojë atë në çdo punë dhe për çdo problem.
7. Me istihare muslimanit i shtohen shpërblimet për shkak se ai i drejtohet Allahut, falet, lutet dhe bën adhurime të ndryshme gjatë kryerjes së këtij adhurimi.
8. Me anë të istihares muslimani e madhëron Allahun, për arsye se i drejtohet Atij që t`i ndihmojë në zgjedhjen e çështjes më të mirë për të.
9. Me atë ai praktikon sunetin e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)