Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Mos imito

$
0
0

Mos imito

“Mos merr personalitetin e tjetrit e t’i humbasësh vlerat tuaja,se vazhdimisht dëmton veten dhe i bën padrejtësi asaj.Shumë njerëz,nga dëshira e flakët që të jenë si të tjerët e t’ia ngjisin këmishën e tjetrit vetes,harruan zërat e tyre, lëvizjet e tyre,fjalët dhe format e tyre,dhe duke ecur pas mendjemadhësisë së këtij artificialiteti iu dorëzuan shkrirjes së vetvetes.Po t’i hedhësh një sy historisë njerëzore qysh në kohën kur u krijua Ademi a.s e deri më sot nuk sheh dy individë të njëlloj,as në formën trupore,as në fizionominë e tyre.Si munden atëherë të ngjajnë në talente e në vlera.Ti je krijesë e posaçme dhe ndryshon nga të tjerët.As nuk erdhi në këtë botë dikush para teje si ti,as pas teje nuk do vijë kurrë.Ndaj,mos imito të tjerët që të humbasësh dhe ta injorosh ekzistencën tënde.Përmbaju realitetit dhe kualitetit tënd,e me begatitë që t’i dha Allahu xh.sh.:

“Secili popull ka njëanë,tëcilës i kthehet,ju shpejtoni drejt punëve të mbara……“(El-Bakare,148)

Jeto ashtu si u krijove,mos e drysho zërin,mos ndrysho vokalitetin e tij,as mos e kundërshto të ecurit tënd.Nëse do të përmirësosh veten atëherë ndiq shpalljen hyjnore,Kur’anin famëlartë.Mos e fshij të qenuarit tënd dhe ta zhdukesh pavarësinë që ke.Ti je i veçantë në shijen dhe në ngjyrën e trupit tënd.Njerëzit të duan dhe të dëshirojnë ashtu si je,me këtë ngjyrë dhe shije,se kështu të formësoi Krijuesi yt dhe mu kështu të kanë njohur,prandaj:“Të mos të bëhet askush imitues i tjetrit“(hadith).

Njerëzit në natyrshmëritë e tyre i përngjajnë botës së drunjve:I ëmbël dhe i idhtë,i gjatë dhe i shkurtë,e të tillë le të jenë.Nëse i përngjan bananes mos u shndërro në ftua;ngase bukuria dhe vlera jote është që ti jesh banane,etj.
Kuptoje,pra,se llojllojshmëria e ngjyrave dhe gjuhëve,talenteve dhe aftësive tona është një argument prej argumenteve të Krijuesit,ndaj mos i moho argumentet e Tija.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>