Duaja e pranuar në ditën e mërkurë
Xhabir bin Abdullah tha:
“I Dërguari i Allahut iu lut Allahut në këtë xhami (Mesxhid el-Fet’h) të
hënën, të martën dhe të mërkurën. Duaja e tij u pranua në ditën e mërkurë,
mes namazit të drekës dhe të ikindisë.”
Xhabir tha:
“S’ka pasur diçka të rëndësishme për mua, përveçse e kam lutur Allahun mes
drekës dhe ikindisë, duke e ditur se Ai do të më përgjigjet.”
Shejh Husejn Awejeshe tha në shpjegimin e tij të Sahih Edeb el-Mufred:
“’I Dërguari i Allahut iu lut Allahut në këtë xhami (Mesxhid el-Fet’h) të
hënën, të martën dhe të mërkurën.’ Mesxhid el-Fet’h është një xhami në anën
lindore të një rrafshnalte. Njeriu mund të ngrihet deri te kjo xhami me anë të
dy rrugëve: nga lindja dhe nga veriu. Këto janë të dhëna të përgjithshme rreth
Mesxhid el-Fet’h. Po ashtu, është thënë se Mesxhid el-Fet’h është Mesxhid
Ahzab apo një xhami në një tokë të lartësuar. (Fedl 2/174)
‘Duaja e tij u pranua në ditën e mërkurë, mes namazit të drekës dhe të
ikindisë.’ Shejh Albani komentoi këtë duke thënë:
‘Sikur ky Sahab të mos na tregonte se pejgamberi bëri dua gjatë këtij
intervali kohor, ne s’do ta dinim. I pranishmi dëshmon për atë që i munguari
s’mundet. Ky hadith ka një domethënie të rëndësishme, meqë Xhabiri
përcolli saktësisht kohën kur u pranua duaja, çka tregon se duaja e të
Dërguarit mori përgjigje në atë interval kohor të ditës së mërkurë.
Rrjedhimisht, Xhabiri nisi të vepronte njësoj siç pa pejgamberin të bënte në
ditën e mërkurë, mes drekës dhe ikindisë.’