Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Cilësitë e natyrshme të një fëmijë të mbarë

$
0
0

Cilësitë e natyrshme të një fëmijë të mbarë

Prof. Xhasim El-mutava: “Duke qenë se jeni ekspert në artin dhe psikologjinë e suksesit dhe njëkohësisht studiues i psikologjisë humane, ne shohim që burri gënjen gruan dhe gruaja burrin. Nëse ne do të ktheheshin në fëmijërinë e burrit dhe të gruas dhe të pyesim: Përse vallë gënjen një fëmijë dhe cilat janë cilësitë e një fëmije të mirë dhe të mbarë?”

Dr. Musa Muhamed El-Xhuvejsir: “Së pari, sjelljet e mbara dhe të natyrshme të një njeriu e kanë zanafillën që në fëmijërinë e tij. Një fëmijë normal, përsa i përket marrjes së informacionit, ndahet në dy lloje:
a) Fëmijë që e merr informacionin me ndjesi. Një fëmijë i tillë preferon gjërat
materiale. Nëse luan me një lodër, ai luan sipas mënyrës me të cilën është dizenjuar. Ai i parapëlqen gjërat ashtu siç janë dhe nuk e pranon fantazinë dhe imagjinatën. Nëse i jep një libër, ai e lexon avash.
b) Fëmijë që e merr informacionin me anë të intuitës të zhvilluar. Një fëmijë i tillë e
ka tejet të zhvilluar imagjinatën dhe fantazinë. Nëse luan me një lodër, ai bisedon dhe dialogon me të. Pendën mund t’a konsiderojë – gjatë lojës – si avion apo raketë. Ai mund të krijojë një ndodhi nga a-ja deri tek z-ja, edhe pse kjo ndodhi nuk ka asgjë të vërtetë realisht. Ai lexon shumë shpejt por nuk i mëson përmendësh.
Edhe pse të dy llojet e fëmijëve konsiderohen normalë, tek lloji i dytë hasim disa probleme, të cilat nuk i hasim tek fëmija i parë. Problemi konsiston në aftësitë e tij në krijimin e një historie dhe ndodhie nga a-ja tek z-ja.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>