Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Lebid bin El-E’asami, sihirbërësi më i njohur hebre, i kishte përgatitur sihër Pejgamberit tonë me qëllim që ta vriste

$
0
0

Magjia apo sihri nga njerëzit konsiderohet si një dukuri mjaft e rrezikshme, e cila e tejkalon horizontin e dijenisë së njerëzve.

Lejthi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Magjia është vepër që e afron njeriun te shejtani me ndihmën e këtij të fundit”.
El-Ez’heri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Magjia është transformimi i diçkaje nga thelbi origjinal në diçka tjetër.”
Shemri transmeton se arabët e quajnë sihrin sihër sepse transformon shëndetin në sëmundje.

Ndërsa Ibni Kudameja sihrin e përkufizon në këtë mënyrë: “Sihër është lidhja e nyejve, talismanët, nuskat, hajmalitë; kjo është e folme me të cilën flitet ose e cila shkruhet ose me të përgatitet diçka që vepron, pa prekje fizike, në trupin e të magjepsurit, ndodh me të vërtetë, realisht, në zemrën dhe në mendjen e tij. Sihri mund të shkaktojë vdekjen ose sëmundjen, mund të shkaktojë impotencën, të ndajë gruan dhe burrin, të fusë urrejtjen e dashurinë ose neverinë e pakontrolluar në mes dy personave e të ngjashme.”

Nuk diskutohet nga aspekti i sheriatit ekzistimi dhe veprimi (ndikimi) i sihrit. Këtë e vërtetojnë shumë ajete kuranore dhe hadithe të Pejgamberit alejhi selam. Buhariu dhe Muslimi shënojnë transmetimin e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku thuhet se Lebid bin El-E’asami, sihirbërësi më i njohur hebre, i kishte përgatitur sihër Pejgamberit tonë me qëllim që ta vriste. Sihrin e kishte përgatitur në krehër dhe kishte vënë qime në lëvoren e palmës, duke e vënë atë në gurin e pusit Zervan. Allahu i Madhërishëm, siç kuptohet nga komentimi i këtij hadithi, e shndërroi këtë magji të fortë të zezë, e cila mund të shkaktojë vdekjen, në llojin më të butë të sihrit (impotencë e përkohshme) dhe i dërgoi melekët të lajmërojnë se ku gjendet sihri. Kur u zhduk sihri, Pejgamberi alejhi selam u shërua.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>