Enesi r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. e lejoi një familje nga ensarët të përdornin rukjan për të trajtuar personat e helmuar dhe ata që vuanin nga dhimbja e veshit. Edhe unë e kam përdorur kauterizimin për të shëruar pleuritin, kur i Dërguari i Allahut ishte akoma gjallë dhe me mua qenë Ebu Talha, Enes Ibn Nadri dhe Zejd Ibn Thabiti. Kauterizimin ma bëri Ebu Talha.” (5719, 5720, 5721)
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për çdo sëmundje që ka zbritur Allahu, Ai ka zbritur edhe ilaçin e saj.” (5678)