Aishja r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. më ka urdhëruar mua ose këdo tjetër që të përdorin rukjan në qoftë se ka rrezik nga syri i keq.” (5738)
Umm Selema r.a. tregon se Pejgamberi a.s. pa në shtëpinë e saj një vajzë me një nishan të zi në fytyrë dhe tha: “Trajtojeni atë me rukja, sepse ajo është ndikuar nga syri i keq.” (5739)
Tregon Aishja r.a. se Pejgamberi a.s. e ka lejuar trajtimin me rukja për çdo pickim helmues.
