Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Merre mjaltin e mos e thyej kosheren

$
0
0

mjalti

Butësia nuk gjendet ne asnjë vend e qe te mos e zbukuroje atë, e ajo gjë qe nuk ka bukuri është e shëmtuar. Butësia ne fjale, buzëqeshja e pastër ne jete, fjala e bukur ne takim, këto janë rroba te qëndisura te cilat i veshin te lumturit, këto janë vetitë e besimtarit sikurse bleta qe hane te bukuren dhe prodhon te bukuren, e kur te bie mbi lule nuk e damkos atë për arsye se All-llahu ia jep butësisë atë qe nuk ia jep dhunës. Ka prej njerëzve qe për ardhjen e tyre zgjaten qafet dhe shtangen sytë me te paret e tyre, i përshëndetin zemrat dhe i dëshirojnë shpirtrat, ngase te tillët janë te dashur ne fjalët e tyre kur te marrin dhe kur te japin, kur te blejnë e kur te shesin, kur te takojnë e kur te përshëndesin.
Te fitosh shoke është art i spikatur qe e përsosin madhështoret e devotshëm, e te tillët gjithnjë janë te rrethuar e te përcjellur nga një turme njerëzish, e kur nuk janë prezentë atëherë janë te përcjellur me lutje e dua.

Vërtete këta te lumtur posedojnë një kushtetute te moralit qe titullohet “te keqen ktheje me atë qe është me e mira, se atëherë ai me te cilin kishit armiqësi do te te behet mik i afërt”(Kur’an). Te tillët e absorbojnë urrejtjen me ndjenjat e tyre te dashura, me butësinë e tyre te ngrohte, me faljen e tyre te gjere, e harrojnë keq bërjen dhe e kultivojnë mirësinë ndaj te tjerëve, pranë tyre kalojnë fjalët e neveritshme e ata nuk inatosen, porse veshët e tyre largohen nga ato pa kthim. Ata janë ne rehati ndërsa njerëzit prej tyre janë ne siguri, myslimanet prej tyre janë te qete: “Mysliman është ai, prej gjuhesh dhe dorës se te cilit janë te sigurte myslimanet e tjerë dhe besimtar është ai prej te cilit njerëzit janë te sigurte ne gjaqet dhe pasuritë e tyre”(Hadith). “Vërtete All-llahu me ka urdhëruar mua qe te mos i shkëpus lidhjet me atë qe me bojkoton dhe t’ia fali atij qe ma ke bere padrejtësi dhe t’i jap atij qe nuk me jap”(Hadith). “Dhe ata e qe përmbajnë mllefin dhe ua falin njerëzve (te tillët janë te shpëtuar)”(Kur’an). Përgëzoi te tillët me një shpërblim te menjëhershëm para atij te përhershmit me qetësi, rehati e siguri.

Kush është ne paqe me njerëzit shpëton prej dëmeve te tyre
Flenë i qete dhe i gëzuar

Dhe përgëzoi te tillët me një shpërblim madhështor te asaj bote ne fqinjësi te Zotit Falës, ne xhennete e lumenjë, ne vendin e sinqeritetit e te vërtetësisë pranë Sunduesit te Gjithmundshëm.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>