Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Fjalët, duaja që duhet të themi para se të hyjmë dhe dalim nga tualeti!

$
0
0

Tualetet, janë ambjentet të cilat mbajnë më shumë papastëri për sa ju përket ambjenteve të tjera. Duke qënë të tilla këto ambjente janë të predispozuar të mbajnë dhe krijesa të tjera të cilët mund të ndikojnë në jetën njerzore. Muslimani dhe muslimania e ka të qartë dhe është i bindur që çdo krijesë është krijim i Krijuesit të Gjithësisë dhe vetëm Ai ka fuqi dhe pushtet mbi çdo gjë! Është e këshillueshme që para dhe pas daljes nga tualeti të thuhet duaja përkatëse me qëllim që njeriu të jetë i mbrojtur! Fjalët që duhet të themi janë:

                                    Para hyrjes në Tualet

[Bismil-lah] All-lláhumme inní e údhu bike minel-hubthi vel-habáithi.

Me emrin e All-llahut, O Zot kërkoj mbrojtjen Tënde nga djalli mashkull apo femër dhe nga çdo vepër e ndytë.

Buhariu 1/45 dhe Muslimi 1/283, shtojcën (Bismil-lah) në fillim të hadithit e transmeton Seid ibën Mensuri “Fet-hul-Bari” 1/244.

Pasi dalim nga Tualeti

Gufráneke.

Kërkoj faljen Tënde o Zot.

Autorët e katër Suneneve përveç Nesaiut i cili këtë hadith e transmeton në librin e tij “Amelul-jevmi vel-lejleti” “Zadul-Mead” 2/387.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>