Zilia është sikurse gangrena qe e dërrmon ashtin fort. Zilia është sëmundje kronike qe shkakton prishje ne trup, si qeshte thëne: Nuk ka qetësi për ziliqarin, ai është zullumqar i vetes se tij, ai është armik i veshur me rroba te mikut. Kane thëne: Sa e mire dhe sa e drejte qe është zilia, fillon me pronarin e saj e pastaj e mbyt atë. E unë po ta ndaloj ty dhe veten nga zilia, ta mëshirojmë veten tone para se t’i mëshirojmë te tjerët, ngase ne me zilinë tone ndaj tyre e ushqejmë mishin tone me dëshpërim e pikëllim, gjakrave tona i japim te pije mërzinë e shkatërrimin, gjumin e qepallave tona ua shpërndajmë te tjerëve.
Ziliqari ndeze një furre te nxehte e pastaj hyn vete ne te. Konfuzionimi, kokëçarja dhe dëshpërimi i tashëm janë sëmundje te cilat i prodhon ziliqari qe ta shkatërroje qetësinë, jetën e bukur e te rehatshme. Belaja e ziliqarit qëndron ne atë se ai lufton caktimin e Zotit dhe e akuzon Krijuesin ne drejtësi, ka edukate te keqe me ligjin e All-llahut dhe e kundërshton pronarin e dërgesës (pejgamberin).
Oh, çfarë sëmundje qe është zilia për te cilën nuk ka shpërblim, çfarë belaje qe është e për te cilën bela nuk ka dhurate. E ky ziliqar do te mbese gjithnjë ne një vape te madhe derisa te vdesë ose begatitë e njerëzve te largohen nga ata.
Me çdonjërin mund te pajtohesh përveç se me ziliqarin, te pajtohesh me te do te thotë te zhveshësh e te largohesh nga begatitë e All-llahut dhe te keqesh dore nga talentet dhe mundësitë tua, t’i besh te pavlera virtytet dhe veçoritë tua, e nëse e bën një gjë te tille, atëherë ndoshta ai do te kënaqet pa dashje, kërkojmë mbrojtjen e All-llahut nga e keqja e ziliqarit kur te beje zili, ngase ai behet sikurse gjarpri i zi i helmushëm i cili nuk merr ndonjë vendim përderisa te mos e zbraze helmin e tij ne trupin e pafajshëm. Prandaj, po te ndaloj, po te ndaloj nga zilia dhe kërko strehim tek All-llahu nga ziliqari, ngase ai është ne pus, po te pret ty.Aid el Karni
↧
A po ua kane zili njerëzve për atë qe All-llahu ua dha atyre nga begatia e Tij?!
↧