Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Keto sure mund ta ndryshojne jeten pergjithmon

$
0
0

Surja El-Inshirah – hapja e kraharorit

Allahu xh.sh., bashkë me suren Ed-Duha – Mëngjesi, e shpalli edhe suren El-Inshirah – hapjes së kraharorit. Në të, i Plotfuqishmi e porositi Muhamedin, salallahu alejhi ve sel-lem, që Ai ia hoqi dhimbjen e brendshme dhe pikëllimin që Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, e ndiente gjatë kohës së shpalljes së Kuranit dhe vështirësitë me të cilat përballohej. Allahu i Madhëruar thotë se si do ta ngrit namin e të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ve sel-lem, në gjithë globin tokësor. Sot, nuk kalon asnjë sekondë, e që në ndonjë pjesë të Tokës të mos dëgjohen fjalët e ezanit: “Eshedu enne Muhammeden Resulullah!”.
Në suren El-Inshirah Allahu thotë se pas çdo vështirësie, pa marrë parasysh se sa e vështirë të jetë, vjen lehtësimi, dhe se ajo në mënyrë të pashmangshme vjen pas belasë. I Plotfuqishmi e porosit Pejgamberin, salallahu alejhi ve sel-lem, që kohën e pritjes, deri në ardhjen e lehtësimit, ta shkurtoj me adhurim ndaj Zotit, ky është mesazh edhe për ne që në kohët e depresionit të përpiqemi që problemin tonë shëndetësor ta eliminojmë duke iu mbështetur Allahut dhe duke e përmendur Atë.

Eaūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhîm Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahîm

1. Ved-duhā. 2. Vel-lejli idhā sexhā. 3. Mā ved-deake Rabbuke ve mā kalā. 4. Ve lel-ahiretu hajrul-leke minel-ūlā. 5. Ve le sevfe ju’tîke Rabbuke fe-terdā. 6. Elem jexhidke jetîmen fe-āvā. 7. Ve vexhedeke dāl-len fe-hedā. 8. Ve vexhedeke ā-ilen fe-agnā. 9. Fe em-mel-jetîme fe-la takher. 10. Ve emmes-sāile felā tenher. 11. Ve emmā bini’meti Rabbike fehaddith

Me emrin e Allahut,Meshiruesit,Meshirebërësit!

1.Pasha paraditen! 2.Pasha natën kur shtrinë errësirën! 3.Zoti yt as nuk të ka lene,as nuk të ka përbuzur. 4.Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë per ty se e para. 5.E Zoti yt do të jepë ty,e ti do të kënaqesh. 6.A nuk të gjeti ty jetim ,e Ai të beri vend [të dha perkrahje]. 7.Dhe të gjeti te paudhëzuar e Ai te udhëzojë. 8.Dhe të gjeti të varfër,e Ai te begatoi . 9.Pra,mos e perul jetimin!

10.As lypësin mos e perzë! 11.E me të mirat qe të dha Zoti yt,trego [udhëzo njerëz]!

SURE EL-INSHIRAH
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM

”Elem neshrah leke sadrek.Ve vada’na anke vizrek.
El-ledhi enkada dhahrek.Ve refa’na leke dhikrek.
Fe inne me’al usri justra.Inne me’al usri jusra.
Fe idha feragte fensab.Ve ila rabbike fergab.”

PËRKTHIMI I SURES EL-INSHIRAH

أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ
1 . A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?
وَوَضَعْنَا عَنكَ وِزْرَكَ
2 . Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde
الَّذِي أَنقَضَ ظَهْرَكَ
3 . E cila shtypte shpinën tënde.
وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ
4 . Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?
فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْراً
5 . E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.
إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْراً
6 . Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
فَإِذَا فَرَغْتَ فَانصَبْ
7 . E kur ta kryejsh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).
وَإِلَى رَبِّكَ فَارْغَبْ
8 . Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!

Keto sure degjoj cdo dite me dhjetera here ose mesoj e thuaji me zemer me dhjetera here.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>