Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Mënyra më e mirë që mund të kuroheni, është hixhamja

$
0
0

ARTI I LASHTË I SHËRIMIT

E njohur për shumë shekuj dhe shoqëri të ndryshme tani aplikohet me tē madhe pothuajse nē të gjitha vendet e botës!

Kjo praktikë e vjeter pastron gjakun nga përzierjet e dëmshme që janë qeliza gjaku të plakura dhe të dobëta që nuk mund të bëjnë punën e tyre në mënyrën e kërkuar, si furnizimi i trupit me ushqyes të mjaftueshëm dhe mbrojtja e tij nga sëmundjet. Me anë të hixhames tërhiqen këto përzierje të dëmshme të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut për t’u zëvendësuar me qeliza gjaku të reja.

Hixhamja është një praktikë e vjetër mjekësore, e njohur për shumë shoqëri njerëzore, duke filluar nga Egjipti i lashtë që nga viti 2200 para Isait ( Krishtit), në Asiri që nga viti 3300 para lindjes së Isait (Krishtit) deri në Kinë. Hixhamja së bashku me akupunkturën kineze janë shtyllat më të rëndësishme të mjekësisë tradicionale kineze deri më sot.

Arabët e vjetër e njohën Hixhamen dhe më pas erdhi i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) i cili e lavdëroj këtë praktikë, duke thënë, siç thuhet te Buhariu, se: “Mënyra më e mirë që mund të kuroheni, është hixhamja.”
Mandej ai e praktikoj këtë praktikē edhe vet disa her dhe nxiti njerzit ta praktkojnë atë duke thënë: “Ky hixham është ilqa për çdo sëmundje”

Hixhamja ka përfaqësuar një pjesë thelbësore të praktikave tradicionale mjekësore për shumë prej shoqërive të botës, por që pas përhapjes së mjekësisë perëndimore “koloniale” në të gjitha vendet e botës, dhe konsiderimit të saj si “mjekësia e vetme” që duhet praktikuar, kurse të gjitha të tjerat u quajtën bestytni dhe mashtrim, dhe pasi u përhapën me forcë kompanitë farmaceutike, të gjitha sistemet dhe praktikat tradicionale mjekësore u zmbrapsën në hije, duke mbetur vetëm disa mbetje të vogla këtu e atje në disa vende të Gjirit – si një praktikë tradicionale informale – dhe në Kinë dhe në shoqëritë e Azisë Lindore –si një pjesë për të ruajtur trashëgiminë tradicionale mjekësore.

Dhe tani, praktikat tradicionale kanë filluar të përhapen përsëri me vrull në vendet e Perëndimit dhe të Lindjes.

Përzgjodhi dhe Përshtati inf.Qendresa Paqarizi (Çertifikuar për Hixhame)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>