Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Mos u pikëllo, por dije sa e shtrenjtë është ajo për të cilën mërzitesh

$
0
0

Pejgamberi [s.a.v.s.] thotë: “Kur them: pa të meta është lartmadhëria e Allahut (Subhanallah) dhe: falënderimi i takon vetëm Allahut, (elhamdulilah) dhe: s’ka Zot tjetër përveç Allahut, (la ilahe ilallah) dhe: Zoti është më i Madhi, (Allahu Ekber) ato fjalë janë më të dashura, se sa dielli kur lind në mëngjes dhe ngroh çdo gjë.”

Njëri nga të parët tanë tha për të pasurit, pallatet, pozitën dhe pasurinë e tyre: ‘Ne hamë dhe ata hanë, ne pijmë dhe ata pijnë, ne shikojmë dhe ata shikojnë, por ne nuk llogaritemi, e ata do të llogariten (për pasurinë që kanë, si e fituan dhe ku e harxhuan).

Poeti shprehet: Veç një natë e parë e varrit, mjafton t’i harrosh pallatet e ndrequra, Me kopshte në formë të harkut të Havernekut dhe pasurinë e mbretit romak

“Në të vërtetë ju Na erdhët një nga një, ashtu siç ju krijuam së pari” (Kur’an 6:94).

Besimtarët thonë të bindur thellë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e thanë të vërtetën” (Kur’an 33:22).

Ndërsa hipokritët që në zemra kishin sëmundje, thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij s’na premtojnë tjetër vetëm se mashtrim” (Kur’an 33:12).

Njeriu jetën e ndërton me idetë e veta. Pra, mendimet e tua janë ato që të japin fryte të freskëta apo të prishura. Këto mendime janë, po ashtu, ato që të lënë gjurmë në jetë, pa marrë parasysh a janë gjurmë të lumturisë apo të hidhërimit. Lexoji këto fjalë me vëmendje e do të kuptosh ku e kam qëllimin: “Nëse je i zbathur dhe ecën pa këpucë, shiko atje tek ata që kanë trupin, por s’kanë këmbët, atëherë do të të vijë ndërmend se duhet ta falënderosh Zotin tënd për dy këmbët e tua që i ke në trup! Edhe pse je këmbë zbathur!”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>