VESHJA E RROBAVE” ✦
Veshja dhe zhveshja e rrobave ndodh disa herë gjatë ditës dhe natës, me qëllim të larjes, gjumit etj. Ka disa sunete mbi veshjen e tyre.
Nëse do që t’i veshësh apo zhveshësh rrobat tua:
1 ● Thuaj “Bismil-lah” (Në emër të Allahut) kur i vesh apo zhvesh ato. Imam Neveviu ka thënë: “Kjo (të thënit “Bismil-lah”) rekomandohet në të gjitha veprimet.”
2 ● Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur i vishte apo zhvishte rrobat, këmishën, petkun a çallmën, thoshte:
“الحمد لله الذي كساني هذا (الثوب) ورزقنيه من غير حول مني ولا قوة”
Elhamdulil-lahil-ledhi kesani hadha (eth-theub) ve razekanihi min gajri haulin minni ve la kuvveh ― (Falënderimi i takon Allahut, i Cili ma mundësoi ta vesh këtë (rrobë) dhe më furnizoi me të, pa mundin e fuqinë time). [Ebu Davudi, 4023]
3 ● Fillo veshjen e rrobave nga ana e djathtë
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur t’i vishni rrobat, filloni nga ana e djathtë.” [Ebu Davudi, 4141; Tirmidhiu, 1765. Teksti është sipas Ebu Davudit]
4 ● Kur t’i zhveshësh rrobat, fillo me anën e majtë, pastaj të djathtën – pra e kundërta e veshjes.