Nju Jorku është tri orë para Kalifornisë, po kjo nuk e bënë Kaliforninë të ngadalshme.
Dikush diplomon në moshën 22 vjeçare, pastaj pret pesë vite ta sigurojë një punë.
Dikush bëhet drejtor i një kompanie të suksesshme në moshën 25 vjeçare , pastaj vdes në moshën 50 vjeçare.
Dikush është ende beqar, përderisa dikush tjetër martohet.
Obama u pensionua në moshën 55 vjeçare, përderisa Trumpi u bë president i SHBA-ve në moshën 70 vjeçare.
Çdokush në këtë botë e ka kohën e tij të caktuar. Ndonjëherë, duket që njerëzit përreth janë më përpara, dhe ndonjëherë dikush duket që është më mbrapa se ju.
Por, gjithsecili po lufon në garën e tij, në kohën e tij. Mos i merrni lakmi të parëve, e as mos i tallni të dytët.
Ata janë në kohën e tyre, ju jeni në kohën tuaj. Jeta është; të kesh durimin ta presësh momentin e duhur për të vepruar.
Pra, çlodhu. Mos u brengos.
Ju nuk jeni vonë.
Ju nuk jeni herët.
Ju jeni në kohën tuaj. – përkthim.
E huazuar.

It’s Your Time Concept