Tregimi 16
Të dialogojmë qetë
“Ngri peshën e fjalëve e jo zërin, sepse është shiu ai që i rrit lulet, jo murmurima”. (Xhelaludin Rumi)
Një djalë eksplodon me zemërim ndaj çdo anëtari të familjes, sepse mendon se të gjithë janë bashkuar kundër shokut që e ka zgjedhur. Secili që është i pranishëm e ndien se djaloshi ka humbur vetëkontrollin dhe e shikojnë babanë në pritje që të intervenojë. Nga shprehja në fytyrën e babait, ata e dinë se ai do të bëjë diçka, por çfarë?
– Ai e dëgjon djalin, derisa ai i thotë fjalët e tij varg, sikur për t’i dhënë shansin të çlirojë veten nga nervoza. Mirëpo, kur fillon ta përsërisë atë që e kishte thënë me zemërim, pak më parë, babai e ndërpret dhe i thotë: Mendoj se mesazhi yt është përcjellë plotësisht.
– Babai i thotë më pas: Natyrisht se ne mendojmë që ti nuk je në mospajtim me tërë atë që e kemi thënë këtu. Prandaj shpresoj se do të na tregosh pikat me të cilat pajtohesh dhe ato me të cilat nuk pajtohesh.
Djali nuk kishte më zgjidhje tjetër përveçse të sillej mirë.
– Ai shtoi: Ti thua se shoku yt është njeri i mirë. A mund ta sqarosh këtë më mirë që të na bindësh!
– Pas sqarimit të djalit, babai i thotë: “Mendoj se ka nevojë për një takim të veçantë me ty, për të shpjeguar disa gjëra që mendoj se nuk mund t’i përmendim këtu.
Djali u pajtua dhe të gjithë darkuan së bashku”.
● Qetësia e dialogut mbështetet kryesisht në elegancën në të folur, e cila është shtylla e saj. Ajo e bën të mundur të diskutohen çështjet më komplekse dhe më delikate, pa shkaktuar ndonjë dëm për askën. Prandaj, të mundohemi maksimalisht që ta ruajmë qetësinë gjatë dialogut në çdo rrethanë, sepse siç është ajo formula “zemërim+zemërim = eksplodim.”
Populli thotë: “Fjala e mirë hap dyert e hekurta”.
Nga libri
Prindërit_e_Suksesshëm