Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Dhikri të cilin nuk duhet ta harrojmë,lexone edhe kallxojuni familjarve tuaj,te afermve tuaj,shokeve dhe shoqeve,qe edhe ata ti praktikojn,e qdo pune bone per Allah,ta dini se Allahu shperblen shume?

Dhikri të cilin nuk duhet ta harrojmë,lexone edhe kallxojuni familjarve tuaj,te afermve tuaj,shokeve dhe shoqeve,qe edhe ata ti praktikojn,e qdo pune bone per Allah,ta dini se Allahu shperblen shum?

“O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe mbrëmje! (Ahzab, 41-42)

“…Vërtetë, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-Ra’ad, 28)

Ndërsa i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s thotë: “Shembulli i atij që e përmend Zotin e tij dhe atij që nuk e përmend, është si shembulli i të gjallit me të vdekurin.” (Buhariu).

Një njeri i tha pejgamberit a.s: “O i dërguari i Allahut, detyrimet e islamit më janë shtuar, andaj më trego diçka (të lehtë) që t’i përmbahem asaj”. Ai i tha: “Le të jetë gjithmonë gjuha jote e freskët nga të përmendurit e Allahut”. (hadith hasen, transmeton Tirmidhiu)

Ka shumë ajete dhe hadithe të pejgamberit as. Që tregojnë për vlerën e DHIKRIT- përmendjes së Allahut, në situata të ndryshme. Me këtë rast ne ju ofrojmë disa nga dhiaret përditshme me ndihmën e të cilëve ju gjithmonë munda ta freskoni zemrën tuaj, dhe mu për këtë derisa jeni në veturë, në dhomë, në punë, gjatë shëtitjes, përkujtoni Zotin tuaj me këto dhikre.

1) Subhanallah. (100 herë)

Transmetohet nga Ebu Seidi r.a se i dërguari i Allahut ka thënë: “A mundet që dikush prej jush që brenda ditës të fitoj një mijë të mira?” njëri prej të pranishmëve pyeti: “E si mund të fitojmë një mijë vepra të mira gjatë ditës?” i dërguari i Allahut s.a.v.s u përgjigj: “Ai i cili gjatë ditës thotë 100 herë Subhanalla, do t’i shkruhen një mijë vepra të mira dhe do të fshihen një mijë të këqija”. (Muslimi, Nr. I hadithit 2698)

2) Subhanallahi-l-adhim ve bihamdihi

Transmeton Xhabiri r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: kush thotë: “Subhanallahi-l-adhim ve bihamdihi, do t’i mbjelljet në palmë në xhenet.” (Tirmidhiu, 5/6, hadith hasen).

3) SubhanAllahi ve Bihamdihi, subhanAllahi-l-adhim

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Dy fjalë janë të lehta në gjuhë, të rënda në Mizanë (peshojë) dhe të dashura për Zotin: SubhanAllahi ve Bihamdihi, subhanAllahi-l-adhim.” (Muslimi, 2694)

4) La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir (100 herë)

Transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush e thotë këtë 100 herë në ditë; ka shpërblimin sikur t’i ketë liruar 10 robër. Atij i shkruhen 100 të mira, i fshihen 100 mëkate (gjynahe) dhe është i mbrojtur nga djalli deri në mbrëmje, askush nuk ka vepruar më mirë se ky person, me përjashtim të atij që ka vepruar më tepër”. (Buhariu 4/95 dhe Muslimi 4/2071).

5) La havle ve la kuvete illa billah. (100 herë)

Transmeton Ebu Musa el-Esha’rij r.a se i dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “A dëshiron të fitosh një nga thesaret e xhenetit?” “Gjithsesi.” Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s tha: “La havle ve la kuvete illa billah. (Muslimi)

6) E’udhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halaka. (tre herë në mbrëmje)

“Kush e thotë këtë tri herë në mbrëmje, nuk i bën dëm helmi atë natë. Në transmetime tjera përmendet:” Nuk i bën dëm temperatura e asaj nate“. (Ahmedi 2/290, Nesaiu në “Amelul-jevmi vel-lejleh” hadithi nr:590, Ibën Sunnijj nr:68). “Sahih Et-Tirmidhi” 3/187, “Sahih Ibën Maxheh” 2/266 dhe “Tehfetul-Ahjar” fq.45.
7) Allahume Sali ve salim ala nebijjina Muhamed (dhjetë herë e më shumë)

Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s: “Kush dërgon salavat mbi mua cdo mëngjes dhe cdo mbrëmje, ai person do ta fitojë shegatin tim Ditën e Gjykimit.” (Taberaniu me dy senede, sahihu tergib ve tehrib))

8) SubhanAll-llahi ve bihamdihi (100 herë).

Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s: “Kush e thotë këtë në mëngjes dhe në mbrëmje 100 herë, askush s’do të vijë Ditën e Kiametit me diç më të vlefshme se ky, përveç atij i cili ka thënë sikur ky apo më tepër.” ( Muslimi 4/2071).

9) Estagfirullahe ve etubu ilejhi (100, 200, 300, gjatë ditës dhe natës)

Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s: “Kërkoni falje nga Zoti, sepse unë këtë e bëj çdo ditë nga 100 herë.” (Sahihul Xhami’a, 944, Albani e konsideron sahih në “Sahih Tegrib ve tehrib, 2/125). Gjithashtu ka thënë: “Lum për atë i cili në ditën e Gjykimit do të ketë shumë istigfare në fletoren e tij.”(shih Albani, po aty)

10) SubhanAllahi vel hamdulillahi ve la ilahe illaAllahu Allahu ekber (100 puta)

Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s: “Të them SubhanAllahi vel hamdulillahi ve la ilahe illaAllahu Allahu ekber, është më e dashur për mua se e gjithë ajo që shkëlqen Dielli (Dunjaja).” (Muslim, 4/564)

11) Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she`ni kul-lehu ve la tekilni ila nefsi tarfete ajnin.

Hadithi është sahih sipas Hakemit, e ka pëlqyer edhe Dhehebiu, (shih Sahihut-tegrib vet-tehrib”, 1/273).

Image may be NSFW.
Clik here to view.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>