Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Banania plotëson të gjitha nevojat e trupit

$
0
0

Banania përmendet një herë në Kur’an: “E njerëzit e së djathtës, sa të nderuar që janë fatlumët! Ata do të qëndrojnë në mes të lotusve pa gjemba, bananeve të mbushura me fruta, nën hije të gjera, pranë një uji rrjedhës dhe mes frutave të llojllojshme të cilat kurrë nuk sosen as nuk janë të ndaluara.” (Vâkia, 28-33).

Talh-i mendûd, do të thotë banane e suvatuar, fruti i së cilës është stivosur nga poshtë lart. Sipas shumicës së komentuesve të Kur’anit fjala talh do të thotë pema e bananes. Ndërsa mendud do të thotë e stivosur njëri mbi tjetrin si dhëmbët e krehërit.[29] Disa të tjerë mendojnë se nuk bëhet fjalë për bananen. Është përmendur një pemë fruti i së cilës është më i ëmbël se mjalti, e ngjashme me bananen që njohim ne. Po sigurisht që ka edhe komente të tjera.[30]

Banania plotëson të gjitha nevojat e trupit. Ndihmon në zhvillimin e kockave dhe në shkurtimin e kohës së shërimit të të sëmurit. Ka efekte pozitive në zbutjen e nervozizmit dhe heqjen e lodhjes. Mund të përdoret në rastet e sëmundjeve të veshkave dhe zorrëve. Ato të cilët vuajnë nga kapsllëku nuk u sugjerohet ta konsumojnë shpesh atë.[31] Kur fruti piqet, niseshteja që përmban kthehet në sheqer dhe bashkë me elementë të tjerë të rëndësishëm përzihen në gjak. Një banane e pjekur tretet për 1 orë e 45 minuta. Banania ndihmon në krijimin e qelizave të reja mbrojtëse në stomak, në shërimin dhe parandalimin e ulçerës.[32]


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>