Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Syri i keq shkakton ethe, dhimbje dhe mund te qoje deri te vdekja

$
0
0

Në një rast babai im, Sehl ibn Hunejfi, lahej në Harare (një luginë e Medinës). Ai kishte hequr rrobën e sipërme, derisa Amër Ibën Rabia e shikonte. Sehli e kishte lëkurën shumë të bardhë dhe të mirë. Amri u magjeps dhe tha: “Deri tani nuk kam parë këso lëkure (të mirë), as te virgjëresha e fshehur.” Sehli u sëmur në vend dhe filloi t`i shtohet dhimbja. I treguan Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe i thanë se nuk po arrin ta ngrejë kokën. Ai i pyeti: “A dyshoni te dikush?” Ata i thanë: “Amër Ibën Rabia”. Muhamedi salallahu alejhi ue selem e thirri dhe i tha me hidhërim: “Për çfarë arsyeje ndokush e mbyt vëllanë e tij? Pse nuk e bekove kur e pe? Lahu për të.” Amiri lau fytyrën, duart, bërrylat, gjunjët, fundin e këmbëve dhe lagu rrobat e tij me atë ujë, pastaj ia hodhi ujin Sehlit nga mbrapa. Pas kësaj Sehli u shërua menjëherë.” Shënon Ahmedi, Maliku Nesaiu dhe Ibën Maxhe me zinxhir të saktë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650