Kur gurët përplasen shpërthen uji
Dhimbja nuk e shkatërron njeriun. Ajo e mbron nga shkatërrimi atë. Nuk e vdes, por e gjallëron atë, nuk e
sëmurë, po e shëron si asnjë ilaç tjetër! Kë e sëmurë dhimbja e jetës, për të më nuk ka dhimbje. Ajo është si shiu i furishëm që e begaton tokën pas vdekjes. Dhimbja nëse e godet të përgjumurin, e zgjon atë, nëse e godet plakun, e rinon atë, nëse e godet dështakun, e bën të suksesshëm, e nëse e godet të suksesshmin, e bën yll. Kush nuk ka dhimbje; nuk do ta jep më të mirën. Në mungesë të dhimbjes, fjalët dhe veprat mbeten të thata. Pa shpirt, që fiken shpejt, pa ndikuar në shpirtrat e tjerë.
Në mungesë të dhimbjes trazuese shpirti fillon të thahet dhe të kalbet. Dhimbja është dhuratë e Zotit për atë shpirt që ka t’i falë botës diç! Dhimbja asgjë nuk është. Ajo është thjesht “..e kemi zbuluar nga ti perden dhe shikimi yt sot është shumë i mprehtë”. (Kaf: 22)
Po sikur dhimbjet të kishin pasur gjuhë dhe aftësi artikulimi, në veshin e zemrës do të pëshpëritnin me këto fjalë: ‘Ne kemi ardhur në jetën tënde, për të të mbrojtur nga dhimbjet e vërteta. Ne jemi me formën e dhimbjes, por me zërin e mëshirës.’
Mos hezito të qashë, është njerëzore. E drejta e llojit tënd.
Asgjë s’kushtojnë dy pika lotë të nxehtë e të rëndë si shkëmbinjë të cilët rrokullisen nëpër fytyrë që e çlirojnë brendësinë, e zbusin dhe e lehtësojnë atë. Në një pikë loti, fshihen kushedi sa ndjenja, plagë dhe gëzime!
Mevlana Xhelaludin Rumiu shkroi:
Trokit, dhe Ai do të hapë derën.
Shuhuni, dhe Ai do t’u bëjë që ju të shkëlqeni si Dielli.
Rrëzohuni dhe Ai do ju ngritë në qiell.
Bëhuni asgjë, dhe Ai do t’u kthejë në çdo gjë.
Druri kur digjet bëhet hi.
Njeriu kur digjet bëhet njeri.
Jo si druri, duhet të digjemi si njeri”
Shkëputur nga Fshije lotin dhe gëzoju jetës