Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Përkujtoja vetes tende xhennetin gjerësia e te cilit është sa qiejt e toka

$
0
0

universi

Nëse uritesh ne ketë bote apo varfërohesh, mërzitesh, sëmuresh, te mungohet e drejta, apo e shijon ndonjë padrejtësi, përkujtoje veten tende me begatinë, rehatin, qetësin, gëzimin, kënaqësinë, sigurinë dhe përjetshmërinë ne xhennetet e Neimit, ngase nëse ti e beson një gjë te tille dhe punon për një përfundim te tille, te gjitha humbjet tua shndërrohen ne fitime, telashet tua ne dhuratë, e njerëzit me te mençur janë ata qe punojnë për ahiret ngase ajo jete është me e mire dhe e amshueshme.

Ndërsa njerëzit me budallenj janë ata qe ketë jete e shohin si vendqëndrim te përjetshëm te tyre, si shtëpi dhe fundi i dëshirave te tyre, e do t’i shohësh te tillët si njerëzit me te padurim pranë fatkeqësive, qe me se shumti pendohen pranë telasheve, për arsye se ata nuk shohin përveç kësaj jete te tyre te ulet e kalimtare, nuk mendojnë përveç asaj e as qe punojnë përveç se për te e aspak nuk dëshirojnë qe t’u turbullohet e prishet kënaqësia dhe gëzimi i tyre. E sikur te tillët ta kishin hequr mbulesën nga zemrat e tyre dhe perdet e paditurisë nga sytë e tyre do t’u kishin folur vetes se tyre për shtëpinë e përjetshmërisë, begatitë e saja, shtëpitë e pallatet e saja dhe do ta kishin dëgjuar ligjëratën e shpalljes ne përshkrimin e saj, e pasha All-llahun ajo është shtëpia e cila meriton përkujdesjen, mundin dhe lodhjen.

A kemi menduar valle për përshkrimin e banoreve te xhennetit se ata nuk sëmuren, nuk brengosen e nuk vdesin, nuk u shkatërrohet rinia e as nuk u vjetërsohen rrobat?- ne dhomat qe ana e jashtme shihet nga brenda e brendësia e tyre shihet nga jashtë, ne to ka çka syri nuk ka pare e as veshi s’ka dëgjuar e as qe dikujt ne mendje i ka shkuar, atje kalorësi ecën nen hijen e drurit qe për 100 vite nuk mund ta kaloje, gjatësia e tendave atje është 60 mila, lumenjtë rrjedhin, pallatet e saja janë te larta, frytet janë te gatshme, ujerat burojnë, shtretërit larte janë te venduar, gotët janë te shtruara, jasteqet janë te renditura, shiltet e qëndisura janë kudo te shpërndara, është kompletuar kënaqësia ne te, është lartësuar përjetimi ne te, aroma kundërmon ne te, përshkrimi i saj është madhështor, atje është fundi i dëshirave… pra, ku janë mendjet tona qe nuk mendojnë? Ç’kemi qe nuk po marrim ne konsiderate?
Nëse përfundimi qenka ne ketë vend, atëherë fatkeqësitë e te goditurve le te bëhen me te lehta, le te kënaqen te brengosurit dhe le te gëzohen zemrat e te varfërve.
Pra, o ju qe u ka goditur varfëria dhe o ju qe jeni te sprovuar me fatkeqësi, veproni mire qe ta banoni xhennetin e All-llahut dhe ta keni ne fqinjësi Atë, te shenjte janë emrat e Tij “Paqja dhe shpëtimi qofte mbi ju për atë që duruat, sa i bukur që është përfundimi në ketë vend”(Kur’an).Aid el Karni


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>