Tregon Dr.Aid el Karni
Një natë, para se të flija,u ktheva kah gruaja ime e shikoja duke fjetur dhe thash në vete:”E gjora pasi ka jetuar me familjen e vet erdhi të flejë te një burrë i huaj, për atë e la shtëpin e prindërve,përkëdheljen e prindërve,rehatin e familjes dhe erdhi te një burrë i cili e urdheron për të mirë dhe e ndalon nga e keqja”.Ajo i shërben atij ne gjërat që e kënaqin Allahun dhe burrin e saj pastaj e pyesja vetën:-Si munden disa burra ti godasin gratë e tyre me mizori kurse ato i lane familjet e tyre për burrin e tyre.!Si munden disa burra të dalin me shoqërin e tyre nëpër restorante të hanë e të pine e të mos ju interesoj gjendja e familjes në shtëpite e tyre.!Si munden disa burra ta kalojn kohën më shum jashta shtëpisë se sa brenda shtepisë.!Si munden disa burra ti bëjnë shtëpitë burg per grat e tyre dhe mos të dalin kurr me to për shëtitje dhe dëfrim.!Si munden disa burra tju ngushtojn zemrat e grave të tyre dhe tju mbushin sytë me lot.!Si munden disa burra te udhetojnë dhe ti lënë gratë dhe fëmijët e tyre mbrapa e mos të interesohen më për ta.!Si munden disa burra të ecin me gra të huaja duke i pasur gratë e tyre të pastërta në shtëpitë e tyre të cilat i presin me padurim tju kthehet burri i tyre.!Si munden disa burra të largohen nga pergjegjësia për të cilën do të pyeten Ditën e Gjykimit.!Si munden disa burra ti shikojn gratë e tyre duke punuar dhe duke i furnizuar ata,dhe ata në shtëpi të hanë dhe të pinë pa gajle.!
-Këta njerëz nuk kanë ndjenja e as ndërgjegjeje dhe nuk e meritojn te quhen burra ose baba sepse ky epitet është i shenjtë,kurse ata e fëlliqin me veprat e tyre.