FRENO HIDHËRIMIN
Nëse të vjen një mesazh që të nervozon, vonoje kthimin e tij deri nesër. Mos e kthe menjëherë, sepse ke për të parë që vonimi i kthimit të ka bërë të shkruash një mesazh me urtësi ose do të shohësh që ai mesazh nuk e meriton kthimin e tij.
“Dhe ngutuni në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në Xhennet, gjërësia e të cilit është si gjërësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur kanë mundësi edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë hidhërimin, që u falin njerëzve…” (Ali Imran: 133, 134)
Përktheu: Qendra Kur’anore – Preshevë