Transmetohet nga H. Sadiku që kundër dhembjes së dhëmbit, vëhet dora në dhëmb pastaj lexohet El Fatiha, Ihlas, Kadr dhe verseti:
“E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.”
(En Neml, 88)
Transmetohet gjithashtu se kundër dhembjes së dhëmbit është mirë të lexohet El-Fatiha, Felek, Nas, Ihlas dhe pastaj kjo lutje:
“Me emrin e All-llahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, Atij i takon çdo gjë që qetëson natën dhe ditën, Ai dëgjon dhe shehë. “ O zjarr i tham Ne bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!.” Ata deshën ti vejnë kurthë, por Ne i ndaluam . Dikush thërriti: “Qofshin të bekuar ata që janë te zjarri dhe përreth tij dhe qoftë lavdëruar Zoti i botëve!” (fq. 383)
Pas kësaj duhet lexuar këtë lutje:
“O All-llahu im , Ti je mbrojtës nga çdo send, dhe askush përveç Teje nuk mbronë. Mbroje robin Tënd nga ajo që frikësohet dhe nga dhembja që Ty ta parashtron.
↧
Kundër dhembjes së dhëmbit, vëhet dora në dhëmb pastaj lexohet El Fatiha, Ihlas, Kadr dhe verseti:
↧