Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Nje mënyre se si Allahu ta pranon lutjen tënde

$
0
0

lutje

NJË MËNYRE SE SI ALLAHU TA PRANON LUTJEN TËNDE:

Është transmetuar nga Abdullah ibën Burejde El-Eslemij, e ai nga babai i tij; se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e dëgjoi një njeri duke thënë:

“O Allahu im! Unë të lutem ty ngase Ti je Zoti i vetëm që meriton adhurimin, je i Vetmi dhe je Absoluti të Cilit i përgjërohet çdo kush, Ti je ai që nuk ke lindur askë dhe nuk je i lindur nga askush Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Ty!

Atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ky e luti Allahun me emrin e Tij më të madh, me të cilin nëse i kërkohet Atij, Ai jep, dhe nëse lutet me të Ai i përgjigjet lutjes.”

(Sahih në bazë të kritereve të Imam Muslimit)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Latest Images