Nxehti i verës dhe flladi i Hixhames !
Sukurse edhe është e njohur, temperaturat e larta në të shumtën e rasteve janë të pakëndshme për njerëzit. Por cfarë në të vërtetë ndodhë në trupin e njeriut me rritjen e shkallëve të zhivës në matësin e temperaturës?
“Trupi thithë nxehtësinë nga ambienti, dhe derisa temperatura e trupit fillon të rritet, trupi juaj merr një sërë masash për tu shkarkuar nga kjo temperaturë e tepërt,”tha Dr. Peter Shearer, një ekspert i mjekësisë Emergjente në Spitalin Mont Sinai të New York-ut. Nëse ju arrini në nivelet më të larta të temperaturës trupore, apo i jeni ekspozuar kësaj temperature për një kohë të zgjatur, trupi juaj e humbë aftësinë për të marrë masat e ftohjes.
Sipas Klinikës Mayo shkalla më serioze e crregullimit të temperaturës quhet goditje e nxehtësisë, dhe kjo ndodhë kur temperatura e trupit arrinë lartësinë mbi 40 grade Celsius.
Gjatë goditjes së nxehtësisë, funksionet e trupit grinden dhe ndalojnë, pasi regjioni i hipotalamusit në tru ckycë sistemin natyral të ftohjes, djersitjen. Pa djersitje,trupi nuk mund ta mbaj në kontrollë më temperaturën, që shkakton një reaksion zingjiror rrënues që mund të jetë fatal nëse nuk merret intervenimi i duhur mjekësor.
Nga pikëpamja neurologjike, goditja e nxehtësisë bën që truri të pësoj ajtje, duke dhënë kokëdhembje , madje edhe konvulzione (shtangim muskujsh) në raste më ekstreme. Viktimat gjithashtu përjetojnë vetëdije të crregulluar, duke përfshirë konfuzion, delirium, halucinacione, agjitim dhe madje edhe humbje e vetëdijes.
Sistemi kardiovaskular gjithashtu është i prekun. Goditja e nxehtësisë bën që tensioni i gjakut të bie dhe zemra të rrah më shpejtë gjë që e bën gjakun të lëvizë vrullshëm dhe në mënyrë jo të rregulltë, me cka rritet rreziku për dështim të zemrës. Drocka të vogla gjaku mund të formohen në enët e gjakut , duke penguar qarkullimin dhe duke ndaluar rrjedhjen e gjakut në pjesët e tjera të trupit.
Ndërsa në sistemin renal (veshkor), goditja e nxehtësisë ulë vëllimin e urinës që del dhe shkakton një gjëndje që njihet si nekroza akute tubulare, në të cilën veshkat dështojnë të pranojnë mjaftueshëm gjak të oksigjenuar me cka do vazhdonin funksionin e duhur. Nëse nuk trajtohet me kohë goditja e nxehtësisë mund të shkaktojë edhe dështimin e veshkave.
Një trup i shëndetshëm mban temperaturën e brendshme rreth 37°C. Variacionet, të cilat janë më të vogla se 1°C, ndodhin gjatë ditës varësisht nga aktiviteti fizik apo gjendja emocionale. Ndryshimi i temperaturës trupore më shumë se 1°C ndodhë vetëm gjatë sëmundjes apo kur kushtet e ambientit janë më të larta se aftësia e trupit për tu përballë me temperaturën ekxtreme.
”Termostati” i brendshëm i trupit mbanë një temperaturë të brendshme konstante duke pompuar më shumë gjak në lëkurë dhe duke rritë djersitjen në lëkurë. Në këtë mënyrë, trupi rritë shkallën e humbjes së nxehtësisë për të balancuar nivelin e nxehtësisë. ”
Nga Ibn. Abasi radijAllahu anhu, transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:” Në nxehtësi të mëdha ndihmojeni veten me hixhame, nëse gjaku ju mund me vrullin e tij mund tju mbys.
Transmeton Enesi radi Allahu anhu se Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Kur dikujt prej jush i ndizet gjaku le të bëjë hixhame sepse gjaku kur ndizet e vret njeriun”.
Shih librin Zinxhiri i Haditheve të sakta të Shejh Albanit 6/562
Hixhameja bën pjesë në terapitë rregullatore të cilat përmes ndikimit direkt në indin e butë (lëkurë, dhjam, muskuj , ligamente, tetiva, enë gjaku dhe nerva) rregullon dhe sjellë në një gjëndje balanci. Praktikishtë konsiderohet një masë shumë e fuqishme për parandalimin e dëmeve që ka nxehtësia dhe trajtimin e crregullimeve që i nxehti sjellë. Përcaktimi i pikaverefeleksive në lëkurë ka sjellë deri te ndikimi ne hipotalamus, medulla obllongata , hipocampus dhe qendra tjera trurore duke dhënë rregullimin e fuksioneve përkatëse.
Preferenca për tu trajtuar me hixhame rritet fuqishëm me kalimin e moshës dhe te personat me sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mushkërive , eshtrave dhe te ata me ngarkesa psikike. Klinikisht raportohet nga pacientët që pas Hixhames ndjejnë veten të fuqishëm në përballimin e nxehtësisë pra freskinë e terapisë.
Përzgjodhi dhe përshtati:
Mr.sc.biok. Vildane Limani Sabedini ,
Laborante Mjekesore dhe Hixhama Therapist-e.