Quantcast
Channel: Mjeksia Profetike – Mjeksia Islame
Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650

Mjalti në Islam

$
0
0

mjalti

Allahu i lartësuar thotë: “Zoti yt i dha instikt bletës: Ndërto shtëpi nëpër male (kodra), nëpër pemë (drunj) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha llojet e frutave e më pas ndiq rrugët e nënshtruara (mësuara) të Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del një lëng (pije) me ngjyra të ndryshme. Në të ka shërim për mbarë njerëzinë. Me të vërtetë në të ka argument për një popull që mendon thellë.” (Nahl, 68-69)

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, e kishte zakon të pinte mjaltë të tretur në ujë në lukth të thatë.

Ibn Maxhe ka shënuar një hadith të cilin e ka treguar Ebu Hurejre, radijAllahu anha, ku tregohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:
”Kush ha mjaltë së paku tre herë në muaj nuk do të vuajë nga sëmundje të rënda.”

Aishja – gruaja e Profetit përcjell: “Gjëja që ka dashur më shumë i dërguari i Allahut ka qenë mjalti”.

Njëherë një burrë erdhi tek Profeti (a.s.) dhe i tha: Vëllai im ankohet se ka heqje barku. I dërguari ia ktheu: “Jepi të pijë mjaltë”. Burri erdhi për herë të dytë tek Profeti dhe i tha: Ia dhashë, por nuk i bëri dobi. I dërguari Allahut i tha: “Jepi të pijë mjaltë” dhe e përsëriti atë dy herë ose tre e më pas për herë të tretë apo të katërt i tha: “Allahu ka thënë të vërtetën, ndërsa barku i vëllait tënd ka gënjyer”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 2650


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>