Magjia mund të mjekohet me këto forma:
1- Shtimi i kërkimit të faljes së gjynaheve(istigfari) sepse nuk zbret asnjë sprovë veçse për shkak të gjynaheve dhe largohet me pendim te Allahu.
2- Kthimi te Allahu me pastrimin e besimit, mbështetja te Ai për largimin e vështirësisë, kënaqja me caktimin e Tij dhe mos humbja shpresë në ardhjen e shërimit. Duhet ditur se e keqja nuk bie veçse me caktimin e Allahut dhe vetëm Ai e ka në dorë heqjen e saj dhe shërimi është vetëm se në dorën e Tij dhe se vetëm Atij i kërkohet.
3- Përdorimi i rukjes(fryrjes, yshtjes) sipas rregullave të fesë Islame të bazuara në Kur’an dhe në traditën e të dërguarit të Allahut, Muhamedit(Lavdërimi dhe Shpëtimi i Allahut qoftë mbi të). Veçojmë rukjen apo çyshtjen e cila lexohet ose dëgjohet me përqëndrim dhe me qëllim për prishjen e magjisë.
4- Lutja e vazhdueshme e Allahut me qëllim që Ai ta prishë magjinë.
5- Kryerja e veprave të mira si përmendja e Allahut, leximi I Kur’anit, dhënia e sadakasë(lëmoshës), respektimi i prindërve etj. .
6- Konsultimi me personat që kanë përvojë në këtë fushë(mjekuesit me Kur’an)